• |
ide | kryesore

Reagimi i CDU ndaj shembjes së Teatrit/ Basha: Rritja e autokracisë po minon të ardhmen në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Basha ndau në Twitter qendrimin e drejtuesit të grupit të CDU Johann Wadephul, nga i cili erdhi nje reagim i ashpër për shembjen e Teatrit dhe dhunën policore të ushtruar ndaj qytetarëve dhe opozitës, duke vënë në pikëpyetje investimin e tij shumë të rëndësishëm për vendimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Basha shprehet se është “Mirënjohës për mbështetjen vendimtare të Johann Wadephul në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Rrëzimi i sundimit të Ligjit dhe rritja e autokracisë po minon të ardhmen e Shqipërisë në BE, demokracinë dhe stabilitetin e saj, duke thelluar krizën ekonomike. Një nga 3 njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së së kancelares gjermane, Johann Wadeful ka bërë dje një deklaratë të fortë, që paralajmēron se çështja e Teatrit Kombëtar mund të jetë një kusht i ri për nisjen e negociatave”. 

Çfarë tha Wadephul 

“Si një mbështetës i perspektivës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Konbëtar me nxitim dhe dhunë më zhgënjeu dhe më trishtoi.”- u shpreh Wadephul, një mbrojtës i madh i të ardhmes Europiane të Shqipërisë. Nga pozicioni i në kryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, ai ka lobuar në grupin e CDU, por dhe me Hollandën dhe vendet skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por me prishjen e Teatrit Konbëtar, tani Wadephul shprehu zhgënjim.

“A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente te vendeve anëtare, kur refuzuan të thonë “po” për hapjen e negociatave?”

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së, praktikisht një nga 3 njerëzit më të rëndësishëm në partinë e kancelares Merkel, e ka mbyllur postimin e tij duke tërhequr vëmendjen për demokraci dhe të drejtat e qytetarëve.

foto galeri

 



1 Comment

  1. Deklarata boshe, shabllone.
    Thjesht per te mbushur diten me nje deklarate per te thene se egzistoj dhe jm ne krye te partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *