• |
ide | kryesore

Rama: Kush është gjobitur në kufi nga grekët do ta paguajmë ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me lajmet se shumë shqiptarë janë gjobitur nga Greqi për tejkalim të afatit 90 ditor. Kryeministri shkruan se zyra e tij ka qenë në kontakt me palën greke dhe në rast se gjoba nuk anulohet do të rimbursohet 100% nga qeveria.

“NJË LAJM ME RËNDËSI. Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” – shkruan Rama. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. 143 kinema, teatro, bibloteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë? Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.

    – A e dini që shembja e teatrit ishte amnisita ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatrruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morrën rryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?

    – A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatrroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligrkve. Pas saj shkriu gjithe kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.

    – A ju kujtohen: Kinama Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.

    – Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetra qytete si Durrsi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?

    – A ju kujtohen biblotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërēn prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Triana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.

    – A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?

    – A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?

  2. Shume mire se gjynah! Por pyetja ime eshte: nga cfare parash do i paguaje ky? Nga taksat e mia? Derisa ata moren gjoba per shkak te genjeshtrave te tij (sepse ai tha qe kemi marreveshje me Greqine), te dale ti paguaje vete gjobat nga xhepi i vet, ose t’ia kerkoje Fushes, Kastratit, Manes, Nushit ose Salillarit! C’i kane aq leke ne fund te fundit keta te pangopur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *