• |
ide | kryesore

Basha: Rama e shembi Teatrin për t’i marrë truallin dhe për të ndërtuar kulla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të sotme të Edi Ramës, i cili në parlament pranoi se i duhej vetëm trualli i Teatrit Kombëtar. Sipas Bashës, Rama e shembi Teatrin për të ndërtuar kulla.

Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter:

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.



13 Comments

  1. Po ti ku ishe?? Duke fole me ramen, e duke thurur planin. Kam par karagjoza plot ne jet. Po ti ja kalon te gjithve. Nuk u bere kurr askushi. Gjithmon do kujtohesh si humbes dhe nje njeri qe te tregojn te tjeret rrugen.

  2. Rama thite qe do t’a beje sic qe. Por ne nje vend tjeter po deshet dhe me kulle.
    Basha thote aty ku ishte.

    Po beni more nje spital te madh me 500 shtreter qe ne raste epidemishe apo pandemishe mos te izoloht vendi,

    Dhe te bejme si Suedia. Atehere po te mburremi. Politike mavria e degdusi vendin te fundit ne Europe.

  3. o lapsi prape me twitter???

    ore po beni ndonjekoment, shoqerojeni cicerimen me aksionet e opozites, veprimet konkrete , po ne twitter e ndjekim vete, ska nevoje per megafon!!!

    beni pak gazetari o lapsi…

    tani na thoni ca tha rama ne FB dhe ne twitter dhe mos harroni deklaratat e Policise dhe ca ka thon Leshi sot

    po i dum direkt nga zyra e FUGES , taze

    gazetare koti..

    shyqyr qe keni Bushatin dhe Shkullakun, se per ju , jeni mbushes topi, stacioni i rradhes per ju eshte mero baze, dhe karisimo lo-bollino ju duhet nje dush i mire gelbazash dhe legenash!

  4. E dime O Bashe qe po e ben per kullat, le ti bej kullat edhe po ishe burre veji dinamitin pse ke kaq frike me e permend, pallatit tat ia vuri.
    Bertit me te madhe kushdo qe nderton do i vej dinamitin jo sot, as neser mbase mbas 20 vitesh po do i vesh dinamitin. Thuaja te gjithve pse hesht.
    Dy gjera jane ose ke frike nga Rama edhe oligarket e tij, eshe je bere bitch i Rames edhe oligarkeve, ose do marresh pjesen tende ne fund.
    U prish teatri, tani vend ka sa te duash, le ta bej teatrin e ri, pjeses tjeter veji tritol edhe bej i teater per femije apo ndonje tjeter gje.

  5. Ilariteti i komentueseve, keta qe e paskan te keqen nga opozita, e Basha, une si komentues u bej thirrje qe te ngrihemi e ta rrezojme nga pushteti sepse ,,,,,Pa pune nala, pa buke po, pa para po, na perzuri ne emigracion, po, na e futi drogen, sa qe po e quajne opozita e droges, me koncesionet, e PPPte po na vjedh taksat, na erdhi ne pushtet me mashtrimet me te pa para, e ne akoma po e durojme,,, e pse,, na akuzo Ramen si bandit, YYYYmor Bashe, mos na thuaj me te tilla vese se partine e rilindjes e kemi parti hibride te qelbesirave te rilindur nga ish sistemi i kuqale, andaj, nuk duan opozite, se ajo po na ben namin, prandaj, me mire mbajme ujkun ne qafe, se sa delen perushqim.

  6. San Siro mund të prishet. “Nuk paraqet interes kulturor dhe për këtë arsye nuk duhet të mbrohet nga Ligji i Trashëgiminë Kulturore.

    Kjo u deklarua nga Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, në Itali

    Paskësaj i hapet rrugë projekteve të paraqitura nga Inter dhe Milani për ndërtimin e një stadiumi të ri në zonën e ‘Meazza’.

    Sipas Komisioni Rajonal për trashëgiminë kulturore i Lombardisë, ai nuk mund të mbrohet nga ligji i trashëgimisë kulturore pasi te ky objekt arkitekturor, i ndërtuar në vitin 1925-’26 ka pësuar ndryshime të thella pas zgjerimit dhe adaptimit në vitet 1937-’39 dhe më pas në vitet 1953-’55, përveç atyre të viteve 1989-’90, si dhe nga punimet e pas vitit 2000.

    Me pak fjalë, sipas komisionit shtetëror, “arkitektura fillestare i është nënshtruar një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me publikutn dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për tq qenë një destinacion futbolli dhe argëtimi publik”.
    Po loqe ngeli ky i shkreti qe salihu na tha qe eshte ai qe i duhet pd,ky pd e coje si kove pusi imagjinoni cfare i ben shtetit,ketij ja marin nga dora celsat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *