• |
ide | kryesore

Plagoset me armë 29-vjeçari në Kavajë, kapet një person i dyshuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nje 29-vjecar ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne Kavaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, tek ish-fabrika e letrës ku për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë,  M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *