• |
ide | kryesore

Senatori italian: Pse heshti qeveria në Romë për shembjen e Teatrit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Senatori i partisë CAMBIAMO, Paolo Romani së fundmi ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ai ka kritikuar ashpër këtë veprim të qeverisë duke thënë se kjo do të rëndojë mbi shqipërinë pasi shkatërrimi i tij do t’i hap rrugë spekulimit të ndërtimeve.

Ai thotë se teatri ishte një simbol i lidhjes mes Shqipërisë dhe Italisë duke qenë se teatri ishte projektuar nga arkitekti italian Giulio Berte. Gjithashtu ai akuzon qeverinë Italiane se duhet të reagojë për shkatërrimin e një monumenti historik, pasi teatri ka një pjesë ehde të Italisë.

“Një vend pa memorie është një vend pa të ardhme. Zhvillimi dhe modernizimi i një qyteti, në evoluim të shpejtë si kryeqyteti i Shqipërisë, duhet përshëndetur dhe vlerësuar, por jo kur harrohet të ruhet historia e tij. Teatri i inauguruar në vitin 1938 ishte dhe një prej simboleve të miqësisë mes Shqipërisë dhe vendit tonë (Italisë). Ishte projektuar nga arkitekti Giulio Berte për kompaninë “Pater-Costruzioni Edili Speciali e Milanos.

Heshtja e institucioneve italiane, duke nisur nga ministri Di Maio, rezulton një heshtje faji për shkatërrimin e një simboli të rëndësishëm për dy vendet. Urojmë që të braktisen projektet spekulative dhe rindërtimi të mund të sjellë pamjen origjinale të Teatrit, i cili deri para shkatërrimit ishte një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës në kryeqytetin shqiptar”, – shprehet Romani. /Marrë nga Albanian Dailynews.



7 Comments

  1. ho me lapsi pse heshti he
    se ju i dini te gjitha
    pardje na thate qe republica reagoj ashper
    tani na del qe ska reagim
    si o puna lapsiiii

    1. ore pall kari injorant mavi, La repubblica eshte gazete e pavarur. sa per dijeni shkroi edhe espresso apo il giornale, new york times etj etj..

  2. sa tallni trapin dhe ju me delet qe ju besojne, e kujtoni ju se iu rruhet shume ne itali per shqiperine e pale per nje teater ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *