• |
ide | kryesore

Alarmi/ Fluksi i refugjatëve në Shëngjin mund të tejkalojë paktin Rama-Meloni

Arkiva, Kryesore, Lajme



Mediat italiane publikuan të dhëna mbi paratë që përfiton qeveria e Edi Ramës nga marrëveshja për refugjatët afrikanë, të cilën ai e nënshkroi në nëntor të vitit të shkuar me homologen italiane Xhorxhia Meloni. Nga 653 milion euro investime që italianët do të bëjnë në Shëngjin dhe në Gjadër për kampet e refugjatëve, 90 milion euro i merr shteti shqiptar, si pagesë për ruajtjen e kampit me policë, në rast se ndonjë nga afrikanët e izoluar në kamp, tenton të arratiset.

Por bashkë me inventarin që është zbardhur për investimet në infrastrukturë dhe shpenzimet për administratën e kampit, gazetarët e Corriere della Sera zbulojnë edhe një ngërç në shifrat e lëvizjes së refugjatëve, që nuk korrespondojnë me termat e marrëveshjes Rama-Meloni dhe që mund të çojë në tejkalimin e kapaciteteve të refugjatëve afrikanë, që duhet të qëndrojnë në Gjadër.

Sipas marrëveshjes që Rama firmosi me Melonin, në kamp duhet të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë refugjatë në të njëjtën kohë. E thënë ndryshe, maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve.

Afrikanët që do të kapen në ujërat territoriale do të ndahen në dy grupe nga autoritetet detare të Italisë. Meshkujt afrikanë do të sillen në Shqipëri në kampin e Gjadrit, ndërsa fëmijët dhe gratë do të shkojnë në kampet e Italisë.

Sipas nenit 4 të protokollit, një emigrant nuk mund të qëndrojë në kampin e Gjadrit më shumë se sa koha që do të marrin procedurat e azilit, ku vendoset, nëse ai mund të qëndrojë në Itali, apo duhet riatdhesuar në vendet e origjinës në Algjeri, në Senegal, në Tunizi etj.

Parë në këndvështrimin e sigurisë së kampit, e rëndësishme është që aty të jenë jo më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Kjo arrihet duke balancuar numrat e atyre që strehohen në kamp, me ata që largohen pasi kanë marrë përgjigjen e kërkesës për azil. Nëse balancohen shifrat e grupit që vjen dhe grupit të refugjatëve që largohet, atëherë numri i refugjatëve mbahet nën kontroll.

Ky mekanizëm që garanton sigurinë në kampin e Gjadrit është krahasuar nga Corriere della Sera me një “derë rrotulluese”, e cila funksionon kur një person hyn dhe në të njëjtën kohë, një tjetër del jashtë.

Por ky mekanizëm ka një moment kur ngec. Gazetarët e Corriere della Sera zbulon se shifrat e përpunimit të refugjatëve në terren nuk përputhen me termat e marrëveshjes Rama-Meloni.

“Nëse çdo muaj, 3 mijë emigrantë largohen nga qendrat shqiptare dhe kthehen në Itali, dhe për shembull, 1 mijë kanë marrë të drejtën e azilit, 2 mijë të tjerët duhet të riatdhesohen . Këtu “dera rrotulluese” ngec. Operacionet e riatdhesimit kërkojnë një marrëveshje me vendin e origjinës. Mesatarisht ne riatdhesojmë 400 refugjatë çdo muaj .Në fakt në vitin 2023, nga 150 mijë të ardhur, ne sollëm riatdhesuam vetëm 4 mijë e 753 persona.

Do të thotë që, të gjithë të tjerët do të duhet të qëndrojnë deri në 18 muaj në qendrat e pritjes, ku në total vendet e disponueshme në letër janë 1359 , por në realitet janë më pak për shkak të punimeve të rikonstruksionit, për shembull në Torino dhe Trapani; ndërsa kampet e reja të shpallura nga qeveria nuk janë gati. Më pas, pas 18 muajsh, ata që nuk mund të riatdhesohen janë të lirë dhe bëhen emigrantë të paligjshëm” shkruan Corriere della Sera.

Llogaritë nuk dalin kur sheh marrëveshjen Rama-Meloni. Çfarë do të kërkojnë italianët, kur kampi të mbushet plot? A do të kërkojnë ata që një emigrant të qëndrojë për 18 muaj, duke shtuar shifrat përtej kapaciteteve? Këtë lë të kuptohet shkrimi i Corriere della Sera, sipas së cilës, i njëjti problem që ekziston në Itali, mund të dalë edhe në kampin që po ngrihet në Shqipëri.

“Alternativa është të lihen ata që presin dëbimin në qendrat e pritjes në Shqipëri dhe në mungesë të marrëveshjeve të reja, të kthehen në Itali ata disa qindra që riatdhesohen. Në këtë rast, megjithatë, nuk lirohet asnjë vend në qendrat e Shëngjinit/Gjadër, dhe kështu numri i migrantëve që priten aty është shumë larg nga 36,000 të paralajmëruar në vit. Megjithatë, në fund historia është gjithmonë e njëjtë: pas 18 muajsh emigrantët që nuk kanë mundur të dëbohen duhet të kthehen në Itali dhe të lirohen” shkruan Corriere della Sera.

Dokument i publikuar nga Corriere della Sera për kampin e Gjadrit
Dokument i publikuar nga Corriere della Sera për kampin e Gjadrit

Me shtimin e numrave të refugjatëve afrikanë në Gjadër përtej marrëveshjes Rama-Meloni, Corriere della Sera lë të hapur një skenar që në Shqipëri është parë gjithnjë me frikë, si ai për termat e sigurisë. Për marrëveshjen, në Shqipëri është folur shumë pak. Për shkak të mënyrës se si qeveria Rama e shpërfilli publikun, nuk ishte e mundur të bëhej transparencë.

Thuajse çdo detaj i marrëveshjes për marrjen e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër është mësuar nga mediat italiane, ndërkohë që për qytetarët shqiptarë nuk u pa e arsyeshme të bëhej asnjë sqarim. Përkundrazi, kryeministri Rama kishte premtuar se nuk do të bënte kurrë një marrëveshje që t’i lejonte të shkarkonin refugjatët në vendet e varfra.

Shifrat e prurjeve të emigrantëve në Itali janë shumë të larta për kapacitetet e një vendi si Shqipëria. Në vitin 2022 në Itali zbarkuan mbi 105 mijë refugjatë, në vitin 2023 zbarkuan mbi 157 mijë refugjatë dhe këtë vit, deri në 20 mars kanë shkuar mbi 8 mijë refugjatë. Kjo rënie ka shumë të ngjarë si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit me Tunizinë, për të cilën Bashkimi Europian paguan 105 milionë euro për kontrollin e kufirit./Lapsi.al



19 Comments

    1. Me e bukura eshte se vetem burrat sjellin ketu, ndersa grate qendrojne ne Itali.
      Cohuni shqiptare sa nuk eshte vone!!!

  1. Paskemi qene shoqeria me bastarde dhe mire na i bejne qe duan te na zhvendoson dhe asimilojne. Si nuk u çua njeri e te protestonte. Skeni pare gje akoma. Priten te vijne 2 milion qe do shperngulen nga rripi i gazes se shpejti. Jo rastesisht eshte lakuar dhe Fushearreza.

  2. Patronazhistet Mavi do hapin dyert e shtepive dhe do shpalosin mirepritjen dhe bujarine e tyre per te shkretet njerez.
    Zemergjeresia e Mavive nuk do na lere ne balte, por zbardhi faqen.

  3. nje popull qe nuk ka pik sensibiliteti,per krimet qe i behen,nuk meriton te ekzisitoje.dhe kjo po ndodhe e jo me shume se 30vjet,Shqiperia nuk do te jete me nje komb.jevgjiti ramoviq eshte antishqipetari me i madh ne histori.Gjubrilovici,Pashici jane nje hic,krahasuar me kete Monster.

    1. Fati i vajzave shqiptare…iken ne serbi per martesa ,me mija edhe ne maqedoni i shtojn rodin serbit dhe bullgarve nga maqedonia…? Erdhi fati ,nuk kan nevoje te martohen me disa pleq sllav, edi kjo veper e jote mos harroft ,votat i ke tash edhe njerzit me ngjyre.!

      1. O rrot kari, cfare martesash me serve dhe ‘ maqedone” thua?

        As 300 nuk jane gjithesej dhe shumica ose jane sllave te Shqiperise ose maloke aq te shemtuara sa edhe maloket e atyre fshatrave nuk I kane marr.

        Artikulli thote qe ideja se ne kampe do qarkullojne 36,000 veta ne vit nuk eshte e vertete sepse kampet 3,000 veta mbajne maksimalisht dhe nuk do kete procedura aq te shpejta sa te procesohen aq veta sa te kete nje qarkullim kaq te madh.

  4. Lajmi i fundit vjen nga Luana Vjollca. E strukur në një shtëpi me plaçka të kohës së xhaxhit Enver, me bufe 10mikë lekëshe, kolltuk të vjetër, televizor pa ngjyra Lura apo Butrinti, etj, Luana kërkon dëshpërimisht të marrë një telefonatë e të dëgjojë zërin e dikujt, me shumë gjasë të ishit të saj Krenar Çoçajt, në kujtim të kohëve të vjetra. Por sigurisht Luana (tashmë milionere), ka kuptuar së fundmi se paraja e ka prishur dynjanë, dhe paraja nuk të jep lumturinë, edhe pse shpeshherë mund të të bëjë më të bukur fizikisht me ndërhyrje kirurgjikale, dhe kjo gjë mund të të sjellë njëfarë lumturie me veten. Rasti i Luanës në fakt është se ka qënë më simpatike para ndërhyrjeve dikur. Tani është silikon komplet. E në fakt meraku i fansave të saj është momenti kur ajo ulet te kolltuku i vjetër me susta, apo kur fërkohet nëpër plaçka të vjetra, sepse ai mund të jetë një moment problematik pasi mund të çajë padashje ndonjë tullumbace silikoni. Ajo shtëpia e kohës së Enverit i ka rezistuar viteve sepse është origjinale, edhe pa mirëmbajtje vazhdon e kryen funksionin e saj për të cilin është prodhuar. Kurse Luana sigurisht kërkon “servis” herë pas here për t’u dukur përherë në formën e kërkuar prej saj për jetën apo punën që bën. Ka një gjë që ka vlerë të madhe, dhe njeriun e bën të bukur , dhe është bota e brendshme e njeriut, mënyra si mendon, si flet, shprehesh e sillesh, si jep dhe përjeton emocionet e ndjenjat, si dashuron e si fal dashuri. Dhe kjo s’ka lidhje me plaçkat, as me syzet e shtrenjta , as me kremrat, as me silikonin. Dhe botën e brendshme kur nuk e ke, nuk e nxjerr dot me zor ndryshe, nuk e modifikon dot, sepse kuptohesh kur aktron, edhe nëse je shumë e zonja apo shumë i zoti që për njëfarë kohe e tregon ashtu siç nuk je vërtet, vjen momenti qe “del shpirti në origjinë” dhe e vërteta del, nuk fshihesh dot më. Sidoqoftë, Luana është gocë me ambicie, dhe kjo është gjë e mirë. Mqs ka filluar është bërë nostalgjike për kohët e vjetra, nuk do ishte keq të futej për ca kohë te Ferma VIP, t’a shihnim atje duke mjelë lopën apo dhinë, duke punuar tokën e duke hequr ato bajgat e kafshëve. Kjo do ishte një mini provë që nuk është e gjitha silikon dhe mund të përballojë sfida të tilla, e të ulë realisht bythën për punë e jo për tangërllik. Por një gjë do vlerësuar te Luana, përveç ambicies, është gocë me kurajo dhe kjo është thelbësore për të ecur përpara e për të arritur objektivat në jetë. Vetëm se këtu pastaj ka një dallim, ka goca që kanë kurajo, dhe për të arritur objektivat përdorin (përveç bukurisë) aftësitë, talentin dhe trurin, kurse të tjera goca përdorin bythën për hapur dyert e për t’u ngjitur në karrierë. Ky është dallimi midis dritës dhe errësirës. Goca të bukura që japin bythën për pesë lekë apo për një vend pune apo për karrierë ka sa të duash. Goca të bukura në paraqitje dhe të forta në karakter e të zgjuara janë shumë të rralla. Këto janë të bukura realisht dhe joshëse.

  5. Këtu ka një debil-llek total. Gazeta Italiane thotë shumë qartë që derisa një pjesë nuk do kthehen dot në vendet e orgjinës por do të mbesin përtej 3 muajve në burgun (se burg është) Shqiptarë, atëhere nuk do ketë vënde për të tjerë të qarkullojnë aty, kështu që numri në vit do jetë më i vogël.

    Lapsi thotë më shumë. Debila nga i pari te i fundit.

  6. Meloni gjeti dhe do bëjë.
    Do t’i rrasi të gjithë këtu pa pikë dyshimi si kosh plehrash.
    Kështu na kanë konsideruar dhe akoma dhe sot!!!

    1. O malok te qivja motren, nga nje afrikan.
      Mos u lepi, nuk eshte per ti, kete here per motren eshte kari i zi.

      1. Miu te Kiu, S’kam motër, le ti qijmë motrat tuaja. S’ka nevojë për Afrikanë se i kënaq unë. Bëju të fala, bëji gati se po vjen Maloku karmadh, haha.

  7. Lezhjanet ankoheshin prej vitesh se na mbyten pukjanet e kosovaret!?
    Tani le te presin bythezinjte e Afrikes qe ua sjell Edi Ramovici. Si nuk protestojne lezhjanet per kete skandal? Vete ikin rrugeve te botes qe te vijne zezaket afrikane ne vendin e tyre. S’ka shembull ne bote me kete qe u ben rilindja ketij populli. Strategjia e shpopullimit te shqiptareve.

  8. Zhupa jo vetëm që s’ka kërkuar falje për gënjeshtrën publike të shpërndarë në rrjetet sociale dhe nuk e ka fshirë njoftimin e saj, por ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se Peza në fakt është dorëhequr nga dorëheqja, a thua e di ajo këtë muhabet, dhe jo i zoti i punës.

    “Elvis Roshë që tërhiqen nga dorëheqja Rilindja ka plot!

    Ora e prokurorisë ndikon në të tilla sjellje me siguri…”, shkruan Zhupa.

    Tani këtë muhabetin e lajmeve të rreme, këta e kanë si shkollë nga Sali Berisha, që jo më larg se pak ditë më parë bëri të vdekur një fermer, ndërkohë që ai i shkreti doli publikisht në një video, për ta përgënjeshtruar.

  9. Italia do te mbaje femijet,per te freskuar moshen mesatare,dhe grate,per te pl;otesuar nevojat e bordelleve,ndersa burrat,i nevoiten Rames,per nevojat e grave te rilindasve,e sidomos te patronazhisteve.Por sidoqofte,turizmi “elitar”i Rames,do te ndrysoje ngjyre,nga mavi,ne cokollate te zeze.

  10. Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

    Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhte e vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *