• |
ide | kryesore

Debat virtual mes Agron Llakaj-t dhe “Aventurierëve” (VIDEO)

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Një debat virtual ka ndodhur ditën e djeshme mes Agron Lllakaj-t dhe emisionit “Aventurierët”. Aktori i humorit i cilësoi si degjenrim dhe shthurje të rinisë shqiptare duke ju drejtuar njëkohësisht dhe AMA-s për mbylljen e këtij emisioni që  sipas tij tregon vetëm antivlera.

 

Vieë this post on Instagram

 

Kjo video qe po shikoni ,nuk eshte kamere e fshehte dhe aq me pak amatore….,eshte nje reality shoë ‘Aventurieret ‘ dhe shfaqet cdo te premte ne televizionin kombetar Top Channel !Nuk dua te merrem me TCh ,qellimin per te mbeshtetur nje shoë kaq te shemtuar dhe te rende ne cdo pikepamje….,degjenerim ,cthurje , perversitet .I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit te mediave audiovizive ! Ej njerez ! A keni familje?! A keni femije ?!A nuk jeni te shqetesuar per ardhmerine e tyre ?! Si mund te lejohet nje reality shoë kaq kriminal per edukimin e femijeve tane ,niperve e mbesave?!Kovid 19 nuk eshte asgje perpara kesaj te keqeje kombetare qe po mbillet neper ekranet tona , eshte pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla ,cikli 9 vjecar dhe me radhe…, ku cthurja dhe rrugaceria kane ndertuar modele te respektuara neper auditore…,keta qe shikoni ne kete reality shoë , neser do shfaqen ne rruge si “vipat ” e ardhshem. ” une jam ajo qe shkova me kater cuna njeheresh!…” Une jam ai djali gay qe dashurine time e shfaqa aty ne nete te tera dhe u kenaqa me kedo qe me dashuroi e adhuroi !” ” kurse une jam ajo qe ja grisa breket asaj goces dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarre neper dhome , dhe po te mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrare fare !” ” E une jam ajo qe ja zbertheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… ” ! Media e portale qe i promovojne per ca klikime pa menduar qe jane bashkeautor ne krim .AMA eshte pergjegjese direkte…,eshte alarm por me shume se alarm !Shkolla ,familja dhe shoqeria kane leshuar sinjalin SOS !Nqs nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla ,nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshem prinderor per nje te ardhme te sigurt te femijeve tane…,neser do jete vone. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarine shume shpejt….,Dhuna , cthurja ,terbimi ,degjenerimi dhe krimi ,do jene realiteti yne i ardhshem shoqeror . Shqiptare zgjohuni ! Per femijet tane ,per te ardhmen tone! Stop degjenerimit!

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on

Por nuk ka vonuar dhe një pëgjigje nga stafi i emisionit nëpër një postimi në rrjetin e tyre zyrtar të Instagram. Në të njëjtin ton ata i janë përgjigjur aktorit se ai  akoma e vajton dashurinë platonike me Top Channel dhe reagimi i tij do ketë ardhur pas rënies së audiencës. Më tej thuhet se ka qenë aktori Agron Llakaj që i ka mësuar të rinjtë e sotëm të kenë një fjalor banal:
“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Chnnel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni”.

Aventurierët është reality shoë më i ri në shqipëri që flet për një grup të rinjsh të cilët nuk njihen me njëri tjetrin. Sëbashku ata do të qëndrojnë në një shtëpi në Spille pa telefona për 75 ditë dhe do të bëhen pjesë e sfidave të ndryshme. Deri më tani janë prezntuar 9 episode të këtij reality shoë në të cilët ka patur skena me ofendime, sherr, debate, e deri tek seksi në shpellë. Agron Llakaj nuk ka qënë i vetmi personazh i cili ka kritikuar këtë show. Kujtojmë se dhe aktori i humorit Florian Binaj ka qënë kundra këtij show duke thënë gjithashtu që flet për antivlera. Personazhet pjesmarrës Kristi,Xhoi,Stivi,Alioni,Dodo,Lindi,Valmira dhe Tatani shprehen se ky është realiteti i të rinjve në shqipëri. Ndërkohë producenti shprehet se nëpërmjet këtij reality shoë dëshiron të thyejë tabutë që ënde ekzistojnë në shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=Dn4QjLMW_cM



5 Comments

  1. Me thene te drejten kur lexova shperthimin e Agronit mendova te njejten gje. Agroni ne fakt per shume njerez te lindur ne demokraci besoj eshte lektori me i madh i banalitetit, duke filluar me segmentin tek telebingo ne TVSH,duke vazhduar me portokalline, per te kulmuar me Al Pazarin. Nuk po them qe ka bere keq qe ka shitur dhe shet humor te lire, te ndyre dhe bajat, por kjo lloj hipokrizie eshte me shume se e shpifur.

  2. Pervec humorit banal (dhe ne shumicen e rsateve )edhe ideologjik,Agroni,si nje mendjemadh (bile me shume i shkon fjala Pordhac),perpiqet qe ne cdo emision te ngreje “UNIN e tij”, ku je Agron Llakaj, a je Agron Llakaj,,Agron Llakaj eshte i madh,bile me i madhi i te medhenjve,Agron Llakaj,na paska ndihmuar fshataret e Tepelenes dhe na i paska shpetuar prej pandemise,bile edhe urimet dhe torrta,i vjen ne skene-kulmi i vetelavderimit dhe vetekenaqesise,gje qe nuk ndodhe ne asnje emesion tjeter humori.I gjithe Al Pazari,fillon e mbaron me Agronin,duke patur nje ushtri me aktore,qe dhe shumica e tyre,dalin vetem nje here ne skene.Ndersa Fake News,eshte turpi i turpeve,qe vetem humor nuk eshte,por vetem kendojne e bertasin,me fjalorin me banal dhe te peshtire.Nje turp i vertete.

  3. Lereni Agronin se si eshte, dhe cili eshte ,por shikoni ate -emisionin qe te mos e quajne -Aventurieret-po -KURVILLEQET-e SHEKULLIT-turp.Tope cenllit i iku audienca dhe tani mundohet me skena pornografike ,erotike .

  4. Per Stalinin,nuk fola fare per Aventurieret,sepse ate e ka percaktuar realisht aktori i portokallise Florian Bino.Por qe te shaje nje emision tjeter,Agron Llakaj,qe e ka bere emisionin e tij,si syte e vet,ndofta edhe me keq se aventurieret (NUK E KAM PARE,POR ME SA THOTE fLORIANI,NUK BESOJ TE KETE DIFERENCE).eDHE FAKTI QE SHUME AKTORE,NUK QENDROJNE TEK aL pAZARI,E TREGON KETE EMISION,SIKUR I DEDIKOHEWT VETEM aGRONIT.

  5. RINIA QE DUAM…Shkerdhatacione molekulare infektuese.
    KJO ASHT RINIA E RIDHJERJES SHQIRPETARE.
    MAJMUNER AUTENTIK te kohes RAMAPITHECUS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *