• |
ide | kryesore

Big Brother VIP Kosovë/ Publikohen detaje të reja

-Instant, F1, Paparazzi



Big Brother për herë të parë nis rrugëtimin në Kosovë. Edicioni i parë do të startoj me konkurentë VIP. Deri më tani janë konfirmuar moderatorët zyrtar të këtij reality shoë. Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi e konfirmuan këtë lajm nëpërmjet një video. “Big Brother VIP” Kosovë do të nis gjatë muajit tetor, por data ende nuk është specifikuar.

Liberta Spahiu që vjen në rolin drejtoreshës së kastit, ka zbuluar të tjera informacione në lidhje me formatin. Moderatorja ka refuzuar të zbuloj emra të konkurentëve duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të shoëbizit tonë.

“Shumë kisha pasur dëshirë të zbuloja nja dy tre emra për fillim, po e kam nënshkruar aty që nuk flas kështu që kam me e mbajt deri në fund që nuk mundem me tregu ndonjë emër pavarësisht njerëzve që janë shumë të interesuar. Kasti është i shumëllojshëm. Ka fytyra publike të ndryshme, fillimisht kanë me u fut 14 personazhe në fazën e parë dhe pastaj kanë me qenë një numër tjetër i konsiderueshëm i personazheve që kanë për të hyrë në varësi kush eliminohet në vazhdim. Gjithsej kanë me qenë 20-22 personazhe që do të futen në shtëpi. Ka emra big dhe mua akoma pa ja nisur po më pëlqen shumë,”-u shpreh Liberta.

Big Brother VIP

Siç dihet tashmë, “Big Brother Vip” Kosovë përvec çmimit të dyfishuar në 200 mijë euro, do të ketë edhe dy prezantues. Krahas Alaudin Hamitit, do të jetë edhe Jonida Vokshi. Lajmi u bë publik disa ditë më parë, por si e mori Jonida ftesën për të qenë pjesë e formatit të njohur.

“Po pija kafe me mamin, kur më shkruan Liberta në Instagram dhe më kërkon numrin e telefonit. Mendova më do për tek programi i vet ndërkohë që isha në këto mendimet e mia që un edhe nuk këndoj. Brenda një ore e pak më shkruan Adriatik Kelmendi, drejtori i Klan Kosovës, për të pasur një telefonatë. Aty i thash mamit drejtori i Klan Kosovës do të flasi me mua.

“Thjesht isha në dilemë çfarë do të më thonte. E marr menjëherë në telefon dhe më propozon moderimin e “Big Brother Vip” Kosovës. Aty filloj zemra dhe u nisa për Prishtinë. Ishte një ndër lajmet më të bukura që kam marrë,”-tregoi Jonida për Prive.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *