• |
ide | kryesore

Kriza mes Sarës dhe Ledrit një show mediatik?

Paparazzi, Slider
Krize



Puthja e Sarës në film dhe refuzimi i saj për të treguar ç’i tha Ledri, mungesa e një postimi mbështetjeje nga ana e Ledrit për filmin e parë të partneres, mungesa e reperit në premierën e filmit në Tiranë dhe gjithashtu mungesa e tij në Prishtinë, të gjitha na bënë të dyshojmë se ka një krizë mes çiftit.

Ledri s’ka preferuar të flasë, as Sara po ashtu! Megjithatë, burime ekskluzive për “Iconstyle”, shumë të afërt me çiftin, na tregojnë se ata në fakt shkojnë për bukuri me njëri-tjetrin dhe kjo është thjesht një zgjedhje e tyre për pak show mediatik.

Sara dhe Ledri po kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga vetja dhe çfarë shet më shumë sesa një “dramë në çift”?

Madje, një tjetër burim tregon për “Iconstyle” se gjatë fundjavës, Sara dhe Ledri janë parë së bashku në makinë në Tiranë, shumë të qetë dhe të afërt me njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *