• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian heq dorë nga reality show?

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian ka planet e saj për të ardhmen dhe thuhet se ato nuk përfshijnë familjen e famshme.

Një burim i brendshëm zbuloi se ajo nuk ka interes të jetë pjesë e ndonjë “drame familjare” dhe do të përqendrohej më mirë në suksesin e markës së saj të stilit të jetesës Poosh. Një burim i tha People: “Ajo nuk dëshiron të përfshihet në ndonjë dramë familjare dhe ka fokuse shumë më të rëndësishme. Ajo e do biznesin dhe markën e saj. Kourtney ndihet shumë krenare për Pooshin. Nuk ka nevojë për familjen, apo motrat  për të fituar para. Më mirë do të fokusohej në markën e saj sesa të filmonte për shfaqjen”.

Kardashian është nëna e Mason, 13, Penelope, 10 dhe Reign 8, me ish-partnerin e saj Scott Disick, por tani është në pritje të një djali me rockerin e Blink-182, Travis Barker – me të cilin u martuanë vitin 2022. Insajderi  ka shtuar më tej se ajo është “e gëzuar” për shtatzëninë e saj dhe “nuk mund të dëshironte” asgjë më shumë. “Kourtney është më e lumtura. Ajo është shumë e lumtur për djalin e saj të vogël dhe ndihet përtej mirënjohjes që është martuar me Travisin. Ndjehet sikur nuk mund të dëshironte asgjë tjetër.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *