• |
ide | kryesore

Premier League nën efektin e koronavirus: zbulohet emri i një prej dy lojtarëve të infektuar

-Instant, Sport



Është zbuluar emri i një prej dy lojtarëve pozitivë me Koronavirus në Premier League, pas valës së dytë të testeve e tamponeve. Bëhet fjalë për Aaron Ramsdale, të Bournemouth. Portieri anglez, në një intervistë të dhënë për “The Sun”, pranon se ka rezultuar negativ në testin e parë, përpara se të dilte pozitiv tre ditë më pas.

“U mundova të kuptoj cfarë ka ndodhur këto ditë – ka deklaruar Ramsdale për “The Sun” – Të hënën bëra testin para se të fillonim stërvitjen e ishte negativ. Pikërisht për këtë bëra gjërat e zakonshme, si të shkoja në supermarketose tek pika e karburantit. Pas testit të parë kaluan tre ditë, para se të rezultoja pozitiv. Kam qenë i kujdesshëm, ashtu si para izolimit, me shumë mundësi jam infektuar me virusin gjatë ndonjë xhiro nëpër dyqane”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *