• |
ide | kryesore

Aktorja e “Fifty Shades of Gray” flet për problemet e shëndetit mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Dakota Johnson ka folur për luftën e saj të gjatë me depresionin në një intervistë të fundit. Ajo ka treguar se është përballur që në adoleshencë me probleme të tilla dhe ka patur vetëvlerësim të ulët.

“Unë kam mësuar ta shikoj depresionin si të bukur. Si dikush që jeton me depresion, ankth dhe traumë, unë nuk mendoj se mund ta shpjegoj si duhet ndjesinë. Unë kam luftuar me depresion që kur isha 15 ose 14 vjeç. Mendoj se kam shumë komplekse me veten time”. Gjithashtu ajo ka folur edhe për situatën e pandemisë dhe sesi ka ndikuar tek ajo. “Unë po mendoj vazhdimisht për gjendjen e botës tani, çdo ditë. Truri im lëviz me një milion milje në minutë. Mua më duhet të punoj shumë për të qetësuar mendimet dhe emocionet. Terapia më ndihmon shumë”. Gjithsesi me mbështetje e duhur, ajo ka patur kurajo për t’i luftuar problemet me shëndetin mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *