• |
ide | kryesore

Barcelona nuk e bind dot, Arthur refuzon Juventus: i ati ia ka komunikuar Paraticit

-Instant, Sport



Arthur Melo nuk dëshiron të lëvizë nga Barcellona e ia ka komunikuar këtë zyrtarisht Juventus, që ka zgjedhur brazilianin si zëvendësuesi perfekt për Pjanic. Sipas ‘Mundo Deportivo’, në fakt, të dielën i ati i mesfushorit blaugrana ka folur me Fabio Paratici, drejtorin sportive të bardhezinjve, për ti komunikuar vendimin për të qendruar në Katalonjë.

Të hënën, ndërkohë, Arthur e i ati janë takuar me drejtuesit e Barças, për ti informuar se kanë folur me Juventus e për ti përsëritur vullnetin për të qendruar tek Barcellona e për të luajtur shanset në Spanjë (ka një kontratë deri në 30 qershor 2024).

Arthur, shkruhet në të përditshmen iberike, ndihet i vlerësuar nga Setien e ka dashur ti qartësojë gjërat që në fillim, në lidhje me pozicionin e tij, në mënyrë që të mund të përqendrohet më mirë në sprintin finale të sezonit, që parashikon rinisjen e Liga në 11 qershor. Kështu, ka ardhur mbyllja e Arthur, të paktën për momentin, që nuk dëshiron ta marrë në konsideratë prespektivën për të ndryshuar fanellë, duke i dhënë fund zërave që e shohin të niset drejt Italisë.

Barça është duke vazhduar presingun mbi lojtarin në mënyrë që të pranojë transferimin tek bardhezinjtë, por vendimi i tij rrezikon të kompromentojë në mënyrë vendimtare edhe tratativën për Miralem Pjanic, që tek Barcellona e konsideronin të sigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *