• |
ide | kryesore

Vetëvendosje proteston sot në Prishtinë, Kurti: Pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për organizimin që ka paralajmëruar Vetëvendosja, të konsideruar si “provë për protestë në kohë të pandemisë”. Kurti tha se kjo është organizuar nga aktivistë të partisë, dhe se ai nuk ka kohë të merret me këtë çështje.


“Së pari, Vetëvendosje e ka organizatën e aktivistëve, ata veprojnë, organizohen punojnë, tash ne si kryeministri ne nuk marrim pjesë as në përgatitje as në organizim të këtyre aktiviteteve dhe ka edhe aktivitete tjera që merren ne Kosovë, të kësaj natyrës politike të cilat ne i vëzhgojmë. Ne jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve por gjithmonë në kuadër të masave të cilat i kemi marrë për t’u mbrojtur nga shpërndarja e pandemisë”, – ka thënë ai.


Kurti shtoi se për veprimet që do të marrin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të flasin vetëm pasi që të lexojnë aktgjykimin.

“Nuk kam kohë që të kryej detyrën e aktivistit apo të kryetarit të Lëvizjes, në këtë kohë të krizës pandemike, politike që besa nga pak edhe ekonomike, kur jam kryeministër në detyrë. Të shohim si po shkojnë zhvillimet në këto dy ditë kur do ta kemi aktgjykimin, posa ta lexojmë tekstin të shohim çfarë interpretimi kemi, do t’i marrim vendimet që duhen por po përsëris me gjashtë tetor ka dalë zogu nga lëvozhga nuk kthehet më”, – tha Kurti para mediave. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Ka diçka që nuk shkon në llogjikën e prononcimit të z.Kurti.
    Edhe presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe i imponohemi kësaj Gjykate me protesta.
    Ndërkaq pretendimi se kjo protestë është e “aktivistëve” të Vetëvendosjes e jo imja si kryeministër, më duket disi naive.
    Personalisht do të dëshiroja që Gjykata Kushtetuese të vendosë që z.Kurti të vazhdojë të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e ardhëshme, e kjo jo për ndonjë besim të madh që mund të kem për te, por thjeshtë për faktin që ai duhet provuar në qeverisje si një politikan i suksesshëm në opozitë e veçanërisht për qëndrimet e tij të pa ndryshuara në kërkesën e respektimit të reciprocitetit me qeverinë sërbe.
    Boll e ka vuajtur Shqipëria mungesën e reciprocitetit me fqinjën e saj Greqinë e Kosoava ka akoma më shumë arsye që ta kërkojë ate.

  2. Kur shkelet ligji dhe kushtetuta, kur injorohet verdikti dhe legjitimiteti popullor populli ka tedrejte te protestoje per te marre ate qe i takon, per ta marre ne dore demokracine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu