• |
ide | kryesore

Denoncimi nga PD/ Rama kalon fundjavën në Paris, shpenzon 100 mijë euro të shqiptarëve për charter personal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaron se ndërkohë që Shqipëria kalon krizën e COVID-19 Rama shkon për fundjavë në Paris me charter personal 100 mijë euro.

Gazment Bardhi thotë se Rama pa asnjë shpjegim e njoftim zyrtar shpenzon lekët e shqiptarëve duke përdorur Air Albania vetëm për vete ndërkohë që shumë shqiptarë presin të riatdhesohen.


Ai thotë se mosha dhe zullumet po e plakin Ramën që po braktiset çdo ditë nga qytetarët.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI 

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

13 Comments

  1. Qelbesire, ne gryke te gjitha parate e atyre qe nuk kane para te ushqejne femijet..dhe mbi te gjitha atyre qe kane mundesi te hetojne dhe nuk e bejne..

    1. Bingoooo , plot 100 000 euro..
      Nuk ishte as 98 mije dhe as 103 mije euro.. por rrumbullak 100 mije euro.
      Keta te PDs i bien ne koke , Pil 100 mije .

  2. Ju Errla keni pare vd si zedhenese e kryeministrit dhe jo qe nuk keni reaguar por keni kafshuar gjuhen. Keni pare vd me bllok ne dore te nje antari te qeverise qe ju ishit zedhenese dhe heshtet sipas heshtjes qe pllakosi gjithe qeverinë.

    Keni pare vd me zberthim komçash te nje ministri tjeter dhe perseri heshtet se ky e mori “ denimin” ngaqe u shkarkua me fb. Mund te keni pare edhe shume vd te tjera qe mund te ju kene kenaqur ose merzitur, por ky eshte problemi Juaj

    Une nuk jam prokuror apo gjygjtare por deputet.

    Nuk jam as si e preferuara juaj advokatja e Popullit qe reagon me hope sipas gjendjes emocionale-shpirterore-hormonale-politike. I harrove o bardhi 11 tenderat qe bere per 6 muaj minister o gei i pd

    1. Jo 11,por 5 tendera korruptive nga persona te LSI-s,ku Ministri teknik Gazment Bardhi i bëri padi
      per 4 persona,Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë e Drejtësisë Juliana Hoxha u arrestua.
      Ministrisë së Drejtësisë .Bravo Bardhi,ne nje koh te shkurter denoncoi menjehere.
      Pas presionit nga ana e ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi,Ministrisë së Drejtësisë i janë dorëzuar më në fund nga kompania prodhuese byzylykët elektronikë për të dënuarit shqiptarë.
      Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi në muajin mars të këtij viti ka lëshuar alarmin se, institucionit të tij i mungojnë 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike, të personave që kanë masa ndaluese për shkak të konsumimit të veprave penale.Sipas shkresës, që Bardhi ia drejton bashkimit të operatorëve, Ministria ka marrë në dorëzim prej tyre 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike, së bashku me kartat
      SIM, me një vlerë prej afro 2 milionë euro.

  3. Po Basha ku i gjente leket qe shkonte çdo jave ne Hollande kur ishte kryetar bashkie?!Gjithe derrat nje turi kane….

  4. Ferra per gomeret… hani , hani .. se vdisni per to .
    Nuk rrini dot pa ngrene cdo dite keto lloj ferrash qe ju jep PDja dhe Lapsi.

  5. Normale eshte, kompanine e vet e ka.
    Kush ka inat , te plas.
    Pse vetem sheiku Katarit ka avion personal,
    apo vellai Erdogan. E lodhet me Teatrin, dhe tani pse shkon i gjati me pushime. Normale qe do shlodhet, i takon, lodhet per kete popull. Ai vete e ka thene, as vjedh as vret.
    Mos ta besojme ne!!!
    100.000 eu per ju morracaket, se po aq i shkon nje dite ne Paris te madhit. Pl
    Ne jemi populli me i varfer , por kemi politikanet me te pasur ne EU.
    Vazhdoni Z.Kryeminister, se cdo shqiptar sot me shume se kurre, eshte krenar qe ju ka.
    Ju dini te vidhni, te dhunoni, te shantazhoni, te talleni , te perdhosni me mire se askush tjeter. Ju takon pushteti.

  6. Bashkeshortja e Nikolin Jakes si pronare e vetme e kompanive AGS SHPK dhe SORI-AL ka fituar gjate viteve te fundit 51 tendera duke i marre buxhetit te shtetit 12 milione euro.

    Kompania që ka thyer rekord është SORI-AL qe ka fituar plot 42 tendera.

    Nga ana tjetër, kompania tjetër, AGS SHPK, ka fituar 9 tendera në total. Përkatësisht 3 në pushtetin lokal, duke kapur shifrën mbi 1 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin e shëndetëtësisë kanë fituar 6 tendera me vlerë mbi 3 miliardë lekë.

    Në këto tendera, zonja Tafani ka ofruar shërbimet e kompanive të saj për ushqim në spitalet e vendit si dhe shërbimin e lavanderisë. Kujtojmë se një skandal me këto tendera ishte ai i larjes së çarçafeve ku për 42 ditë i kanë marrë QSUT mbi 300 milionë lekë, ose ushqimi i ofruar për pacientët, të cilët vetë e kanë denoncuar si skandaloz në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu