Policia ka shoqëruar deri më tani 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, sic bën me dije Bezat, ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, vec gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit. Ai njohet si person me precedent të mëparshëm penal, shkruan news 24.

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Ai po ashtu njihet si mik i ngushtë i një personi me precedent penalë, i njohur edhe si biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.