• |
ide | kryesore

Shtyhet për në 4 qershor gjyqi për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *