• |
ide | kryesore

Spanja hapet për tifozët në Champions: “Stadiumet me publik në fazën 3”

-Instant, Sport



Fernando Simon, drejtori i Qendrës së koordinimit për sinjalizimet e emergjencat sanitare të Spanjës, lë të hapur mundësinë e stadiumeve me publik. “Kemi diskutuar disa aspekte të rëdnësishme si prezenca ose jo e tifozëve në tribuna – ka shpjeguar epidemiologu -. Asnjë përgjigje përfundimtare nuk është dhënë, natyrisht sepse nuk mund të jepet në këtë moment. Por është e vërtetë që ministria ka premtuar të bëjë një vlerësim të rreziqeve. E në rastin në të cilin në fazën 3, sipas situatës epidemiologjike, mund të bëhet, do të bëhet”. Një lajm i mirë për tifozët spanjoll, në vecanti për ata të Barcelonës që, nëse gjithcka shkon mirë, mund të kthehen në Camp Nou për të mbështetur Messi e të tjerët në sfidën e kthimit të 1/8 të Champions League.

Faza 3 për të cilën flet Simon është e fundit e parashikuar nga Qeveria për të kthyer normalitetin në Spanjë, praktikisht ajo me lirinë më të madhe gjithnjë duke respektuar distancimin social e normat higjienike: do të rifillojnë edhe spektaklet e koncertet, vetëm aty ku është e mundur të mbahet një distancë prej 2 metrash mes spektatorëve e pa kaluar asnjëherë 50 % të kapacitetit të vendeve.

Barcellona me qytetin e saj metropolitan është një nga qytetet më të goditura nga pandemia e vetëm në 25 maj është futur në fazën 1 e jo para 8 qershorit do të futet në atë 2. Duke marrë në konsideratë se cdo fazë zgjat të paktën dy javë e se Champions nuk do të fillojë para gushtit, është gjithë koha e duhur që Camp Nou të jetë i mbushur përgjysëm. Një problem më shumë për Napolin, që duhet të bëjnë mrekullinë, pas 1-1 në San Paolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *