• |
ide | kryesore

Bulevardi kufizohet me kulla, lagje e re te lumi i Tiranes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Bulevardi i Tiranës nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fund të pjesës së re tek Lumi Tiranës në Veri të Kryeqytetit do të përfshihet nga bum ndërtimesh përgjatë gjithë aksit por edhe në pjesët fundore të tij. Një lagje do të ndërtohet nga Bulevardi i Ri në anë të Lumit të Tiranës deri në Kinostudio, ndërsa në pjesën jugore të Bulevardit në pjesën rrethuese të Sheratonit do të ndërtohen edhe 10 godina të larta (2 me zyra dhe 8 banimi). Më tej një zonë në zhvillim ku do të ndërtohen objekte shumë katëshe është pjesa e Bulevardit të ri që nga sheshi Skënderbe deri buzë lumit të Tiranës.

Pjesa veriore e Bulevardit, gati projekti Tirana Riverside


Një lagje e krejt e re me kapacitete për të strehuar 12 mijë banorë do të ndërtohet ne pjesën veriore të Kryeqytetit në fund të Bulevardit të ri në anë të Lumit të Tiranës.  Blloku i ri i banimit “Tirana Riverside” është projektuar nga studio e arkitektit italian Stefano Boeri dhe do të zbatohet nga kompania SON-Group. Lagjja do të shtrihet  nga Bulevardi i Ri deri në afërsi të Kinostudios në anë të lumit të Tiranës.

Sipas studios arkitekturore Boeri, do të jetë i pari projekt në Europë që do përshtatet me nevojat pandemike për më shumë distancim dhe hapësira.

Blloku i ri i banesave do të shtrihet në një sipërfaqe 29 hektarësh, ku është projektuar të mbizotërojë gjelbërimi që do të zhvillohet në tarraca, ballkone e në fasadat e banesave sipas stilit që karakterizon arkitektin italian.

Por inxhinierët vendas besojnë se stili i Boerit me gjelbërim në fasada në Shqipëri do të dështojë pasi kërkon shpenzime të larta mirëmbajtje, të cilat nuk mund të përballohen nga standardet shqiptare të jetesës.

Pjesa jugore, 10 ndertime të reja

Ndërsa në pjesën jugore, në fund të Bulevardit kompania Kastrati Group që tashmë ka në pronësi hotelin Mak Albania ish -Sheratoni do të ndërtojë 10 godina shumëkatëshe në territorin e hotelit.

Projekti përfshin 2 kate shtesë që do të ngrihen mbi vetë ish-hotelin “Sheraton”, plus dy godina për zyra nga 14 kate secili dhe dy blloqe apartamentesh banimi me 8 pallate shumëkatëshe. E gjithë sipërfaqja është 65 mijë metra katrorë dhe ka 682 vende parkimi.

Me 11 gusht të vitit të kaluar Këshilli Kombëtar i Territorit i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës të japë lejet për objektin: “Zhvillim kompleks për shtesë kati dhe ndryshime të ambienteve ekzistuese të hotelerisë, ndërtimin e ambienteve të reja për shërbime hotelerie, zyra dhe godine rezidenciale”, me vendndodhje në Bashkine Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Kastrati Residence” sh.p.k, “Kastrati ” Hotels & Torier” sh.p.k dhe “Mak Elite Offices” sh.p.k.

Qendra e Bulevardit me kulla të larta

Pjesa qendrore të Bulevardit, sheshi “Skëndërbe” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta.

Aktualisht rreth sheshit ‘Skënderbej’ ngjitur me të janë duke u zhvilluar 7 kulla të larta mbi 20 kate, të cilat aktualisht janë në fazë zhvillimi. Ndërsa pas prishjes se godinës së Teatrit është hapur rruga për ndërtimin e një kompleksi me ndërtesa të larta të cila janë afërsi të zonës së qendrës.

Projekti Book Building, 4-5-11-21 kate

Është një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve në një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë

“Eyes Tirana”, 26 kate

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Godina do të operojë si hotel nga Marka ndërkombëtare e hotelerisë Melia, teksa zhvilluesi në Tiranë është Edil Al.

Tirana “Forever Green”, 20 kate

Pas disa kohësh pezullimi, punimet niswn për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green, por po ecin me ritëm të avashtë.

Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.

Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Hotel Tirana i ri, 30 kate

Kompania GECI shpk që ka në administrim dhe pronësi hotel Tiranën, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Punimet për projektin po vazhdojnë  dhe parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Hoteli i ri do të administrohet nën emrin e Hotel Tiranës dhe jo nën një markë të njohur ndërkombëtare. Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash.

Tirana’s Rock, 25 kate

Është projekti ri gati për nisje. Një kulle rreth 80 metra e gjatë me 25 kate në formën e fytyrës së Skënderbeut do të shërbejë më së shumti apartamente luksi.

Projekti Tirana River 

9 Comments

  1. Tirana dha shpirt me shembjen e Teatrit!!! Do hiqet edhe nga fjalori. Ne hyrje te kryekatundit shqiptar do vihet tabela :” Miresevini ne EDVINGRAD!” Gezohen kesisoj edhe serbet,miqte e tij te zemres e shpirtit….

  2. Nese gjysma e ketyre , qe flitet me larte jane te verteta, atehere Shqiperia eshte kthyer ne kryeqytetin lavatrice te Europes. Eshte e tmerrshme dhe uleritese, mos kete asnje reagim qytetar per kete katrahure, dhe keto plane, qe ne thelb te tyre nuk kane zhvillimin e qytetit, por babezine dhe makuterine, e kryeministrit aktuale, kryetarit te bashkise, por dhe nje pjese te opozites.
    Te gjithe e dime qe Shqiperia nuk i ka kapacitetet, per kete nr te madh kullash qe do sherbejne si hotele dhe qendra biznesi.
    Sa turiste po vizitojne kete vend, sa biznese te reja po hapen per dite????

  3. opo jepini, ndertoni, po per ke po ndertoni? ketu 2 mln vete kane mbetur, apo do vijne ti blejne ufot? eshte e qarte qe eshte pastrim parash.

  4. e votuat perversin per 11 vite , si modern , garip , artist, ndertoi pallate ne cdo lulishe dhe oborr shkolle , prona shtetrore dhe private kunder nje fitimi marramendes u ba pasonik bleve dhe ps dhe po ban ca don qefi para ka me shume se kerkush , vagabonda , hora , kriminela , kucka e homo rreth vedit me shumice , ju vune ne Tirane nje kucke mashkull e tash po ju shkatrron dhe ato pak gjana ca kane mbete po pasurohet erjonka dhe delni zote , ju lene pa uje ju prap ju pelqen kjo kucke e felliqur , Tirane qyteti me i ndotur ,me i zhurmeshmi , me i zorshmi me udhtu me makine fale paaftesise te kryetarve te bashkise ne krye me perversin dhe kucken aktuale.

  5. Me mire kulla dhe me standart dhe i rrisin vleren zones se bregut te lumit se sa ato shtepi kuturru pa asnje lloj arlitekture ………
    E keni pare tirane dhe shqiperina nga avioni apo nga ndonje ndertese e larte se si ju duket , nje skandal arkitektur.

    Tirana duhet ndertuar nga e para duke u ngritur lart dhe duke hapur zonat perreth dhe me nje plan zhvillimi dhe arkitekture se vetem disa lagje shikon ne uniforme te tjerat jane arna ….

  6. Korrupsion e krupsion e pastrim lekesh asgje tjeter. Kush fshihet mbas ketyre firmave??? Kush do i blej ato shtepi besoj se cmimi do jete ne stratosfere. Njerzit normal me rroga normale nuk arrisin ti blejne dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu