• |
ide | kryesore

Plagoset me armë zjarri shkodrani në orët e para të mëngjesit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës orët e para të mëngjesit të sotëm.

Është plagosur me plumb në këmbë shtetasi Vasel Koçeku, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës. Koçeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Serreq, në ora 3:30. Shkak i plagosjes mësohet se ka qenë një konflikt i çastit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *