• |
ide | kryesore

Higuita: “Mirënjohës ‘mikut’ tim Pablo Escobar”

-Instant, Sport



“Autoritetet në Kolumbi më kanë kërkuar të dorëzoja Pablo Escobar në mënyrë që të mos arrestohesha. E dinin që isha i pafajshëm, por si pjesë e persekutimeve që kishin nisur ndaj tij, filluan të fusnin në burg edhe të njohurit që kishte”. Nis kështu rrëfimi i ish-portierit të famshëm të Kolumbisë René Higuita në lidhje me raportin e tij me kriminelin e njohur kolumbian. Duke folur për Fox Sports ish-portieri, që mbahet mend për pritjet e tij me lëvizjen e akrepit, ka rrëfyer disa detaje relative me jetën e tij private.

“Njerëzit më konsideronin mikun e tij pasi shkova ta vizitoja në burgun e La Catedral”, ka rrëfyer Higuita për mardhëniet e tij me Pablo Escobar. “U përgjigja se nuk dija asgjë e se edhe sikur ta dija nuk do të kisha thënë asgjë. Ishte detyrë e autoriteteve. Unë i isha mirënjohës Pablo Escobar për faktin se bëri me drita fushat e futbollit kur askush tjetër nuk e kishte bërë“.

Ish-portieri i kombëtares kolumbiane ka rrëfyer arrestimin e pësuar për shkak të raportit personal me njeriun që më pas u vra në 2 dhjetor 1993 pas një shkëmbimi me armë zjarri. “Unë hiqem ai që jam: miku i të gjithëve. Se isha mik i Pablo Escobar nuk do të thotë se isha një narkotrafikant. Dikujt kjo mund ti pëlqejë, të tjerëve jo. Sigurisht ajo për të cilën jam krenar në jetën time është se isha një futbollit”. Tani Higuita është trajneri i portierëve të Atlético Nacional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *