• |
ide | kryesore

Çështja e dinarit serb, Gabriel Escobar zhvillon sot takim me Kurtin

Lajme, Të fundit



Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot vazhdon vizitën e tij në Kosovë. Pas takimeve që kishte dje me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, Escobar do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar dje Qeveria e Kosovës. Escobar pas takimit të djeshëm me presidenten Osmani, e quajti atë garantuesen kryesore të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni garantuesja kryesore dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe faleminderit për këtë. Dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Pra, ne do të vazhdojmë t’i thellojmë marrëdhëniet tona në të gjitha linjat e interesave”, tha Escobar.



1 Comment

  1. Fatmir Mediu kundër Berishës e Bardhit: Duhet të bashkohemi me Bashën, ai ka 10 deputetë. Deri dje e shihnin si idhull Lulin,fat miri e kupton lojen qe po pregatisin amerikanet,por dhe rama i bleu me miliona euro rithemelimin e salihut,i ka thene salihut sakrifiko qendro fort te ballokoni dhe me gazin e rregulloj une.Shpellkare tani bjerini me dore tirane-durres se salihu nuk ju llogarit me revolucioni fitoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *