• |
ide | kryesore

Kryeministri i Kosovës: Marr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se me marrjen e postit ka prioritet luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Përmes një postimi në Facebook, theksoi se në plan afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Hoti gjithashtu tha se ka marrë përgjegjësinë e plotë që të çojë përpara dialogun me Serbinë bashkë me BE-në dhe SHBA-në.

Postimi i plotë

”Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023!

Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *