• |
ide | kryesore

Lubonja kritika për ambasadoren amerikane: Jep disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 ka thënë se fati i Reformës Zgjedhore është vendosur dhe ajo do të nënshkruhet. Sipas Lubonjës opozita është nënshtruar dhe nuk ka më kërkesat e mëdha që kishte, ndërkohë është e pafuqishme para SHBA-së dhe ambasadës së saj nëdrkohë që fati i Reformës tashmë është vendosur nga Rama i cili do të vijojë të kapë pushtetet.

Po ashtu Lubonja thotë se mesazhet me ‘top’ janë të pakuptueshme sikur flasin grupe mafioze dhe jodemokratike pasi vullneti i popullit po vendoset nga disa përafqësues në rezidencën amerikane. Analisti shpreh faktin se jashtë kësaj tryeze është lënë jashtë ajo pjesë e qytetarëve që duan ndryshime përtej këtyre partive dhe askush nuk flet për to.


Presidenti herë pas here duket sikur ngre pak krye nga diktatura e ambasadorëve mund të reagonte njëçik më ndryshe në raport me atë që mendoj se duket sheshit që këtu ka një regres. Demokracia është vullnet i të gjithëve. Mënyra si po menaxhohet, në rezidencën e ambasadores, me dy tre përfaqësues, me disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze, por dhe një ambasadore e një vendi demokratik jo vetëm që i mbledh në rezidencë, nuk respekton dinjitetin e popullit shqiptar, por edhe se topi është në duart e mikut tim Luli Basha, pra janë mesazhe jodemokratike. Edhe Basha s’mund ta marrë vetë atë, nuk vendos kryetari për çdo gjë, vendos partia jo gjithmonë kryetari. Janë dhe disa të rinj që duan lista të hapura dhe që kur thotë kështu Kim nuk reagon fare.

Ka njerëz që duan ndryshime përtej partive, dhe askush nuk flet për këto. Presidenti në emër të dinjitetit të Shqipërisë, por edhe drafti që duhet ta firmosë Lulzim Basha është problem, pra janë mesazhe që janë vendosur, fati është vendosur nga disa ambasadorë, dhe nga një kryeministër që kap gjithë pushtetet, tani këta vendosin për ne, opozita nënshtrohet, ky është shqetësimi im i parë.”– tha Lubonja.

8 Comments

  1. ZOTI LUBONJA JU DUHET TE BEHENI PRESIDENT O KOSOVES DHE ALBIN KURTI KRYEMINISTER

  2. Berisha-Meta, që i kërkojnë të mos firmosë asnjë marrëveshje, e cila do të çonte në hapjen e negociatave për Shqipërinë.

    Këta të fundit janë duke i bërë presion Bashës, nëpërmjet mediave të tyre.

    Fillimisht ishte Çlirim Peka, ndërsa sot është Nikoll Lesi, që nëpërmjet organit zyrtar të LSI-së dhe Ilir Metës, gazetës “Koha Jonë”, i thotë Lulzim Bashës se duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe Berishës e Metës.

    1. Ohu akoma ke ura ti. Negociatat jane hapur nje dy-tre here para pak vitesh. U dekoruan dhe ambasadire te vecante per punen e mire qe kishin bere qe ne te hapnim negociatat. Harrove????

  3. ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA PO JUA JAPIN ATA QKA MERITOJN ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA, thotë:

    KY YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA I FUSIN LLAPEN NE BY**TH EDI RAMES,PER LEKE

  4. A thua more z Fatos qe me keto veprime e manovra, keta ambasadore e duan ta lene ne kete gjendje popullin shqiptar, A thua qe duan nje pushtet gjysem, ap hic demokratik ne saje te sttukuose ballkanike,, A thua qe kaqe shume na duan perparimin, sa na marrin zvarre ne cdo drejtim A thua qe jemi kaqe vasale pa dinjitet qe vendimet ti marrin ato?( ambasadoret)A thua qe keta qeveritaret tane jane per figure se shtetin po e drejtojne ata, por jo me demokracine e shtetit nga jane, por me ndikimin Ramist? E ee pra z Fatos, me te gjitha sa te numerova, mbase ka me shume , Basha eshte nje hic para tyre, dhe qenia opozite eshte formale sa per te thene qe kemi opozite.Me ndihmen e ketyre nderkombetareve, shpejt, do rivendosim partine, e qeverine e trashegimtareve qe sot rrijne te mskuar pas mantelit te demokracise. Atehere do jete vone, rryma e ketij sekti ka marre perpara edhe euro amerikanet me manovrimet korruptive te bashkepunimit me to. Mjere poplli, por deri kur……

  5. Ambasadorja pazaret i ben me PS-PD dhe i shet sikur jane vullneti dhe e mira e shqiptareve. PS-PD jane e keqja e ketyre 30 viteve tranzicion, zhgenjim do te jete perseri produkti i marrveshjes se tyre. Perseri do kemi rekomandime per permiresime…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu