• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve, Rama: Hera e fundit!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se për të dhe qeverinë e tij do të jetë hera e fundit kur në çështje të politikave të brendshme do të duhet ndërhyrja e ambasadave për t’u arritur dialog mes palëve politike.

Duke marrë shkak nga marrëveshja e arritur për Reformën Zgjedhore, me ndërmjetësimin e ambasadës së SHBA-ve dhe vendeve të Bashkimit Europian, kreu i qeverisë nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian tha se politika duhet t’i zgjidhë vet problemet e saj.

Mes të tjerash ai komentoi ‘përplasjet’ për disa çështje me presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se do të takohej me të kudo, si në Presidencë, apo dhe në prani të përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

“Po për fat të keq, krahasuar me vendet që janë pjesë e BE-së, jemi realisht të pashoqë, në një paaftësi kronike për të dialoguar mes veti, për tu mirëkuptuar. Për të gjetur zgjidhje për ato çështje që rëndom janë çështje të krijuara nga sebepe të natyrës politike. Mund të jenë legjitime, të mëdha, të vogla. Por janë sebepe që nuk e konkurrojnë dot për nga madhësia, peshën e një qëllimi. S’kemi në Shqipëri asnjë forcë politike, shoqërore, që të predikojë aleanca alternative me aleancën strategjike të SHBA dhe BE. Që të predikojë qasje që shkojnë në konflikt me këtë.

Gjithë ky qëllim i madh dhe i ndarë, e bën akoma dhe më problematik faktin se jemi ende të paaftë që të komunikojmë shqip me njëri-tjetrin, pa përkthyes. Rasti i fundit i freskët, që u përshëndet këtu, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit, mbyllur atje. Me ditë me netë, për të lënë gjerat siç janë. Për t’u marrë vesh më në fund që ‘nuk do të bëjmë atë që duhet të binim, por t’i lëmë gjerat si janë’. Po kur sheh këtë përfundim, njeriu mendon natyrshëm se a nuk do të ishte mirë që të bënim vet këtë?! Nuk do ishte mirë që mos të kërkonim strehë në një ambasadë mike. Pse komunikimi mes nesh, të kalonte në disa gjuhë?! Mendoj se kjo do të jetë e fundit. Miqtë tanë të paçmueshëm nuk duhet të ndihen më në këtë pozitë.

Ashtu sikundër populli shqiptar s’ka pse të shohin nga dyert e ambasadave, për arsye se forcat politike nuk arrijnë dot konsensusin. Nuk është sekret se me presidentin e Republikës ka çështje të hapura. Mund të takohemi dhe mund të takoheshim tek presidenti, tek Kryeministria, tek kryetari i Kuvendit, te baba Mondi, tek kreu i Myslimanëve. Ne nuk mund të bëjmë dialog nëpër ambasada. Kjo do të jetë e fundit. Për mua do të jetë e fundit. Dua që të gjithë shqiptarët, për çështje që na takon, t’i zgjidhim vet. Nëse do jemi serioz e të sinqertë, ne nuk mund të bëjmë më sikur s’jemi të njëjtët kur vjen puna për t’i zgjidhur punët bashkërisht.”, tha Rama.



11 Comments

  1. ME KUJTOHET KORKODILI HAPE KUTIT MBYLL KUTIT KORKODILI DHE SHTRIRJA BARKAS KUR NJE DYPLLOMAT THOSHTE SE RAMA DO VRAS VETEN NE QOFTE SE NUK TAKOHET ME BERISHEN ……………….

  2. Basha po zgjedh të bjerë dakord në linjat kryesore të reformës, me personin që më së shumti e ka akuzuar e anatemuar për vjedhje e manipulim zgjedhjesh. Në vend të një lideri politik që do të sfidonte ngrehinën elektorale, duke e shkundur fort atë prej themelesh, Lulzim Basha bëri marrëveshjen gjysmake të rradhës “me bisht ndër shalë”, duke firmosur më dy ditë vonesë një marrëveshje që ambasadorja amerikane i tundte në ajër.

  3. Tani ben si nacionalist ” patriot “. Nuk eshte faji i asnjerit se vjedh edhe zgjedhet ku jane vetem ka didatet e ps, sikurse nuk ta ka fajin njeri qe ti ke kapur cdo gje ne shtetin shqipetar qe e trajto si ciflig..me leket e taksapaguesve..Num thua dot “mjaft” nuk e ke mw ate te drejte!!!

  4. Ky qelbesire, quand te drejta e te pershteteshme vetem deshiren per vjedhje e shkatrim. Dhe keto do ti beje me ligje. Asnje nuk duhet te jeté kundr tije.Po si do ti zgjidhen problemet mor doç kur ti nuk don te pranosh asgje qe eshte prodhim i i shpirtit tend hajdut e tradhetar. Kete here ja hodhe se nderhyne te huajt, por heren tjeter do i zgjidhim problemet vete. Mos u bej merak fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *