• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplasje me policinë në Velipojë, IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe forcave të Policisë në Velipojë. Teksa IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtesave në bregdet, të shoqëruar nga dhjetëra policë me skafandra, banorët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë qëndruar duarkryq. Nën thirrjet “Liri, Demokraci” ata janë përplasur me forcat e policisë, që siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë qenë të shumtë në numër.



9 Comments

  1. Bertasin Liri-Demokraci .
    Po me sa di une as Liria dhe as Demokracia nuk kane te bejne me ndertime pa leje.
    Tokes se xanun ja keni hequr lirin ju te pa ligjshmit.

    1. Është shumë më e ngatëruar kjo puna e “.ndërtimeve me leje apo pa leje” apo e “tokës së xanur” e është një histori që lidhet me 47 vitet e diktaturës komuniste, kur pronar i vetëm i .të gjitha pasurive publike e private, por edhe të drejtës së mendimit, u bë një njeri i vetëm, diktatori komunist stalinist Enver Hoxha.
      Historia e “tokës së xanun” filloi që me ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri.
      Diktatura komuniste ju a rëmbeu të gjitha pronat pronarëve legjitimë, elitës intelektuale e patriotike të Shqipërisë, e grumbulloi në qytete duke ju a dhuruar shtëpitë e tyre, kryesisht lumpenëve të “Zonës operacionale” Vlorë-Gjirokastër, vetëm se ishin komunistë.
      Pas përmbysjes së diktaturës, a nuk e kishin të drejtën e tyre shtresat e shpronësuara me dhunë, që të kapnin edhe ata një pronë për të mbijetuar ?
      Jo po është e paligjëshme të zësh pronën e “tjetrit” thoni pikërisht ju komunistët që bëtë “tokë të xanun” gjithë Shqipërinë,
      Po pronën e kujt “tjetri” rëmbyen shtresat. e diskriminuara të zonave tejskajshmërisht të varfëruara që nuk e donin komunizmin ?.
      Faktikisht në vitet e para të përmbysjes së diktaturës komuniste, përfituesit më të mëdhej të pronave u bënë ata që kishin më parë pushtetin, pasi ata vazhduan për një kohë relativisht të gjatë që të ishin nëpunës të administratës shtetërore. Nuk mund të ndrohej e gjithë administrata e kalbur diktatoriale, mbrenda 5 viteve, ama këto pesë vite ishin të mjaftueshme, që këta nëpunës të përvetësonin në rrugë korruptive pronat e ndërmarjeve shtetërore e të bëhen bërthama e kapitalizmit shqiptar.
      Nëse në ish vendet e tjera komuniste ishin ruajtur pronat private të vogla, në diktaturën enveriste të gjithë shqiptarët u zhveshën totalisht nga çdo pronë.
      Fshatarëve të mjerë ju ngelën si prona vetëm pulat, por edhe ato vinte e ju a hante antari i byrosë Pali Miska.

  2. A ma shpiegon njeri pse pikerisht ne mes te sezonit turidtik fillojne prishjet ? A nuk e demton kjo edhe individin por sidomos vendin ne syte e turisteve te huaj? Por habia ime me e madhe eshte se ky fenomen ndodh gjithmone ne te njejten kohe per çdo vit . Nese eshte e domosdoshme pse nuk i beni ne muajt mars -prill ? Apo mos valle ka dore tjeter kush dhe keto behen me qellime te mbrapshta ? Sa here beje pyetje te tilla me kujtohet Fishta dhe Konica .

  3. liri demokraci hahahahaha
    domethene liria sipas shqiptarit kokcepsh eshte gjej vend e nderto
    popull shpellar o vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *