• |
ide | kryesore

Tjetër rast me koronavirus në Gjirokastër

Lajme, Paparazzi, Të fundit



Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në Gjirokastër.

Pacienti që rezultoi pozitiv pas tamponit të kryer dje është një 48-vjeçar që dyshohet se është infektuar në repartin e hepatologjisë në Tiranë, ku ishte i shtruar për disa patologji të tjera.

Mësohet se prej 3 ditësh, personi në fjalë ishte kthyer në Gjirokastër dhe tani ndodhet në karantinë në banesën e tij. Bëhet e ditur se 48-vjeçari nuk ka lidhje me rastin e konfirmuar dje në Gjirokastër, pra kemi të bëjmë me një vatër të re.

Epidemiologët po gjurmojnë personat e tij të kontaktit, ndërsa e gjithë familja është në karantinë.



1 Comment

  1. zograf shtoji testimet bashke me ate paten e shendetesise e do te shohesh fitorjet pastaj , po ne na ruan zoti si gjithmone , se qyqaret qe u intubuan i thane lamtumire kesaj dynjaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *