• |
ide | kryesore

Humbi golashënuesin por gjeti sulmuesin: Lion rikuperon Depay për Champions League

-Instant, Sport



Lajm i mirë për Lion në vigjilje të rikthimit të 1/8 të finaleve të Champions League kundër Juventus. Për ndeshjen e madhe kundër bardhezinjve, impenjimi i vetëm sezonal pas mbylljes së Ligue 1 për shkak të emergjencës Koronavirus, Rudi Garica rikuperon Memphis Depay, i kthyer të stërvitet pas këputjes së kruciatit. Sulmuesi hollandez ishte dëmtuar në dhjetor kundër Rennes dhe është kthyer në grup pas gati 6 muajsh nga operacioni në gjurin e majtë.

Duke nisur nga fitorja minimale e vajtjes, në raundin e dytë kundër Juventus, Lion mund të luajë edhe kartën Depay. Sulmuesi ka përfituar nga pandemia e nga ndalimi i aktivitetit sportiv për të punuar me intensitet mbi riaftësimin për të qenë gati për rifillimin e futbollit të luajtur europian. Një lajm i shkëlqyer për Garcia, që mund të përqendrohet tek ndeshja kundër të besuarve të Sarrit duke ditur se mund të besojë edhe tek hollandezi. Një ndeshje për jashtë ose brenda, ku diferencën mund ta bëjë ndoshta edhe një lëvizje e vetme. E një talent si Depay, është njeriu i duhur.

Juventus, në fakt, në Torino nuk do të gjejë më përballë Lucas Tousart, sepse nuk do të jetë më një lojtar i OL. Në fund të janarit, Hertha Berlin ka njoftuar zyrtarisht blerjen e mesfushorit të datëlindjes 1997, duke shpjeguar se do ta lejonte të qendronte në Francë deri në fund të sezonit, por pastaj vendosi të mos përdorte asnjë zgjatje e kështu nga 1° korriku ndëshkuesi i bardhezinjve duhet të transferohet në Berlin. Një goditje e rëndë për Lion, që do të mbërrijë në Torino (data është ende për tu përcaktuar) pa asnjë ndeshje në këmbë prej më shumë se 5 muajsh (zyrtare nga dje ndërprerja përfundimtare e Ligue 1) e me mesfushën për tu përpunuar, privuar nga një prej lojtarëve më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *