• |
ide | kryesore

Përçahet opozita parlamentare/ Alimadhi zbulon kërkesat e 7 subjekteve politike: Duam sistem të pastër kombëtar, jo rajonal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtatë subjekte politike të opozitës parlamentare janë dakordësuar sot për 3 kërkesat e tyre lidhur me Reformën Zgjedhore.

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi bën me dije se 3 kërkesat e tyre janë jo një sistem zgjedhor me 12 rajone, por një sistem të pastër kombëtar.

Ai po ashtu kërkon që asnjë subjekt politik në zgjedhje mos financohet nga shteti si dhe depolitizim të administratës zgjedhore.

Alimadhi thotë se deri tani këto kërkesa nuk janë marrë parasysh prandaj dhe u zhvillua sot mbledhja në Kryesinë e Kuvendit.

“Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontrubit real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone.

Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj.

Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime.”- tha Alimadhi.



7 Comments

    1. OLIGARGU I BENE LLOGARITE ME HANXHINE DHE NUK ESHTE IDIOT . NUK JA VLEN TE HARXHOSH DY -TRE FISHIN E ATYRE QE KE HARXHUAR DHE TE MOS TA KESH TE SIGURT .
      OLIGARKET LOZIN VETEM WIN – WIN .

  1. Apo nuk jan Parti te fuqishme keta! keta as grat e veta nuk i votojn pasi jane aq burra te mir sa dhe grat u kan ikur dhe se jan berlloqet e parlamentit te sotem me ne kry Taulant byth pallen dhe Spiro palloshen.

  2. BEJENI SI TE DONI , POR VETEM NDRYSHOJENI KETE MUT SISTEMI .
    ÇARDO SISTEMI TE ZGJIDHNI ME SIGURI APSOLUTE QE ESHTE ME I MIRE SE KY QE KEMI .

  3. Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

    Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

    Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

    Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

  4. Nuk është ide e keqe kjo e Alimadhit që partitë të mos financohen nga shteti, por nuk na e skjaron se nga kush.
    Nëse në këto kushte që Rilindja e Ramës është e lidhur me oligarkët më parexhij të Shqipërisë, , jo më partitë e vogla si Balli Kombëtar po asnjë parti tjetër , përfshi edhe PD, nuk ka shanse të fitojë në ndonjë zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *