• |
ide | kryesore

Sa pagoi qeveria gjatë pandemisë? Basha zbulon analizën e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha takoi sot një familje fermerësh në Ndroq të Tiranës teksa thotë se nuk u surprizua pozitivisht pasi gjendja është e vështirë si kudo në Shqipëri.

Basha ndërkohë ka zbuluar se sipas një analize të departamentit të financave në PD, duke parë pagesat nga Thesari i Shtetit qeveria ka dhënë gjithsej për qytetarët 90 milionë euro, që do të thotë se shqiptarët morën nga 10 euro në muaj gjatë 3 pandemisë.

“Më është dashur 10 minuta të vij nga rruga deri këtu, se rruga është si mos më keq. Jemi këtu në arrën e kësaj familje që ka mbjellë domate, zemër kau që e kam shumë përzemër. Kam ardhur këtu për të bashkëbiseduar me fermerët. S’kam asnjë suprizë pozitive sepse situata është këtu si kudo. Janë komplet jashtë vëmendjes. As kanë dëgjuar për subvencione jo më ta marrin. Punojnë gjithë ditën, kultivojnë domate, ose sipas zonave. Nuk kanë garanci as që do e nxjerrin në treg, dhe kur dalin në treg nuk kanë garanci që do e shesin. 

Koston e prodhimit, koston e farës, plehrave, jo më të punës nuk e arrijnë. Maksimumi 3 kilometra nga kryeqyteti është Ndroqi dhe kështu është në gjithë Shqipërinë. Çdo taksë e tyre shkon për 4-5 oligarkë në vend që të shkojnë për këta fermerë që nuk kërkojnë lëmoshë sepse tokën e tyre punojnë.

Ditën e djeshme departamenti i financave në PD bëri një analizë të pagesave të Thesarit, a e dini sa para ka paguar qeveria që mburret, afro 90 milionë euro për gjithë shqiptarët për 3 muaj të pandemisë. Një tallje me taksa paguesit shqiptarë. Kanë marrë 10 euro për muaj shqiptarët në kohën që i duhej më shumë.”- tha Basha.



9 Comments

    1. Po ky shtylla i demokracise si nuk ka nje ide origjinale!!!!!
      Mot a mo kopjon udheheqesin e gjate dhe ne fimimet selfie qe ben.
      Ky eshte binjaku i rams

  1. Lulush mafishja vazhdo gjumin letargjik por ku te çohesh nuk do te ngelet asnje shqiptar ne kete vend te qelbur pasi ata do te marrin aratine nga syte kembet. Me denoncime dhe me protesta me lule neper duar nuk rrezohet skizofreni i Surrelit.

  2. Keta legena ne nje sahan hajne te gjithe ketej bejne gjoja opozite dhe nga ana tjeter ndajne fitimet me aferat korruptive qe Rilindasit ja u servirin ne pjate. Nuk behet shqiperia me shqiptare ky vend ka mare fund.

  3. Persa kohe qe Lulushi te jete ne krye te PD-se Surrel Maduron e kemi edhe njezet vjet te tjera ne pushtet.

  4. 76 .000 persona moren nje rroge prej 260.000 lekesh te vjetra(sipas shifrave te te gjatit dhe hajdutit Ahmetaj)
    109.000 persona moren nje rroge prej 400.000 lekesh te vjetra .
    Une po i bashkoj dhe po them se 250.000 vete morren nje page prej 400 euro .
    Pra ne total , 250.000 x 400 euro = 100 milion euro .
    Ku jane 550 milion eurot e tjera ? Se si i gjati ine dhe si ai hajduti me çizme nga gjirokastra (Arben Ahmetaj) thane se kemi shperndar ne total 650 milion euro . Keta jane rilindasit . Ne çdo fjale kane nga dy genjeshtra , ne çdo veprim kane nga dy vjedhje . Te keni turp , mashtruesa ordiner . Ju nuk keni me frike as nga ligji e as nga populli , por mos harroni se ekziston nje Zot . Ai ndoshta vonon por kurre nuk harron .

    P.S. Shikoni se çpo behet me ndertimet e termetit . Llahtari me abuzime . Nese ky vend do kishte 5% te drejtesise se nje shteti perendimor keta do kalbeshin ne burg me aq abuzime sa kane bere dhe po bejene çdo dite .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *