• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Ndalohet një i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, shkoi në spital 20 ditë pasi u plagos

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

I ndaluari është 30- vjeçari, Eduart Lamaj, i njohur dhe me emrin Leandro, dhe dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, si personi që u plagos tek video she têrhiqej nga shokët. Kujtojmë se 4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.

Dyshimet janë ngritur menjëherë pasi i riu mbrëmë është paraqitur i plagosur në një spital privat në Tiranë, dhe nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.

Janë ndaluar dhe dy mjekë pasi nuk e kan njoftuar policinë për këtë rast. Ky person mësoher se është komshi me pronarin e hoteit ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atentatit po ashtu u plagos nga një prej viktimave.

Në fakt objektiv i atentatit ishte Bujar Lika, i cili njihet dhe si njeri i afërt me Ervis Martinajn, por autorët e lanë të vdekur edhe pse ai plagosi një nga autorët, që rezultoi të ishte Kreshnik Tusha. Kurse Paulin Marku i plagos nga plumbat në hollin e hotelit dhe u transportua drejt Traumës ku dhe ndërroi jetë.

Deri më sot hetohen dy pista për vrasjen, si ajo e Bujar Likës por edhe Paulin Markut. I pari ishte përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë si dhe njihet për përplasjet me grupet kriminale dhe të shkuarën kriminale. Kurse Paulin Marku ka pasur biznese në Maltë si dhe një konflikt të mëparshëm për një pronë në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *