• |
ide | kryesore

Policia italiane gjen pas 32 vitesh motorin e vjedhur, ndalohet shqiptari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një skuter i vjetër “Ciao”, i vjedhur 32 vjet më parë u gjet dhe u kthye tek pronari nga karabinierët e Novafeltria (Rimini), të cilët akuzuan një shtetas shqiptar 42-vjeçar për marrjen e mallrave të vjedhura.

‘Ansa” shkruan se motori i vjedhur në vitin 1988 u gjurmua nga policia gjatë kontrolleve në një aksident rrugor të ndodhur në maj në komunën e Villa Veruçhio.

Burri që drejtonte mjetin e vogël ishte përfshirë në një aksident për shkak të konsumit të alkoolit, duke përfunduar në dhomat e urgjencës me një prognozë 20-ditore.

Në vendin e aksidentit, policia konstatoi se mjeti nuk kishte targa dhe dokumente pronësie. Nga kontrollet pasuese në shasi u zbulua se ‘Ciao’ ishte vjedhur në Bolonjë në 1988 dhe se pronari i ligjshëm kishte vdekur disa vjet më parë.

Në përfundim të hetimit, 42 vjeçari u raportua për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, përveç posedimit të sendeve të vjedhura.

Më në fund, karabinierët duke qenë se pronari kishte ndërruar jetë, ia kthyen mjetin e vogël vëllait të tij. Mediat italiane shkruajnë se ai e priti me habi kur pa se skuteri u kthye…mbase e kishte harruar për shkak të periudhës kaq të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *