• |
ide | kryesore

Shqipëria më e korruptuara e Ballkanit, 90% besojnë se politika dhe sistemi i drejtësisë është i korruptuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë.

Barometri i Ballkanit i këtij viti tregoi se, perceptimi për korrupsionin shënoi rritje të dukshme në Shqipëri për të nëntë sektorët kryesorë me 2019 ne raport me 2018, ku mbizotëronin ryshfetet nga 13-45 % për të gjitha institucionet.

Shqipëria paraqitet me besimin më të ulët ndaj institucioneve. 90 për qind e të anketuarve besojnë se politika  dhe sistemi i drejtësie është i korruptuar. Kjo përqindje është pak më e ulët në rajon. Gjithashtu 80 % e shqiptarëve mendojnë se doganat janë të korruptuara dhe 77% e tyre mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar. Si më pak të korruptuarat kudo në rajon paraqiten ushtria, shërbimet fetare, Organizatat Joqeveritare.

Gati gjysma e popullsisë, 45% raportojnë se kanë paguar ryshfet për shërbimet në shëndetësi. Pagesat nën dorë për mjeket ishin më të lartat në Rajon teksa shihet se në vendet e tjera, si Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia  dhe Kosova ky tregues është nga 9 ne Maqedoni në maksimumi 15 % në Bosnjë (shih tabelën e mëposhtme).

Një e pesta e popullsisë në Shqipëri ka pohuar se ka dhënë ryshfet ndaj individëve të gjyqësorit dhe drejtësisë, 16 % kanë paguar dhurata dhe korrupsion për policinë. Në vendet e tjera ta Rajonet pagesat e ryshfetit për drejtësinë dhe policinë janë në intervalin e 1-4% te të anketuarve.

Shqipëria ka bërë hapa pozitiv vetën në korrupsionin ndaj shërbimeve bashkiake të cilat nga 13 për qind në vitin 2018 ranë në 8% në vitin 2019.

Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina ka rritje të korrupsionit në shtatë nga nëntë kategoritë. Mali i Zi është në skajin tjetër të shkallës me më pak raste të regjistruara të ryshfeteve që paguhen në shtatë nga nëntë kategoritë në shqyrtim.

Indeksi i korrupsionit u përhap gjerësisht kudo në rajon, duke arritur në 31% më 2019 nga 26% që ishte me 2018.

Ka një rritje të dukshme në perceptimin e korrupsionit ndaj institucioneve. Pjesa  dërrmuese e sektorëve, organizatave dhe institucioneve të shqyrtuara konsiderohen të korruptuara nga një shumicë dërrmuese e të anketuarve.

Kudo në rajon kriza e besimit në sistemin e sundimit të ligjit rëndon mbi gjyqësorin që konsiderohet i korruptuar nga rreth 80% e të anketuarve, te dytat vijnë për partitë politike (82%).

Në Shqipëri sistemi i arsimit ka marrë një vlerësim me pozitiv për korrupsionin se në vendet e tjera të rajonit.



5 Comments

  1. Për këtë arsye, grupi i punës ka hartuar dhe formularin që duhet të plotësojnë personat që duan të garojnë si kandidatë për listat e PD.

    Ajo që vihet re është se Basha ka hartuar disa pyetje vërtet naive, qesharake dhe aspak dinjitoze pë rtë gjithë ata persona që pritet të futen në listat e kandidatëve.

    Në formular është një pyetje ku kërkohen emrat e tre shokëve të universitetit dhe një tjetër ku kërkohen emrat e tre shokëve të viteve të fundit.

    Gjithashtu personat që garojnë si kandidatë pyeten nëse kanë pirë ndonjëherë lëndë të jashtëligjshme narkotike dhe nëse janë konsumues të alkoolit.

    Dhe nëse bëhet fjalë pë rkëtë të fundit, “klasën” e kalojnë vetëm Berisha dhe Basha që nuk pinë asnjë pikë alkol, pasi të tjerët nuk kursehen, janë pjedashës të fortë dhe e mbajnë pijen. Shpëton dhe Bardhi që pi vetëm lëngje me pip. Ndersa Paloka, Ristani dhe te tjeret te cilet duan vite qe te rehabilitohen nga vesi i alkolit, s’ka asnje shans.

  2. Premtoj shume Rama para se te merrte pushtetin, premtoj se do luftonte korrupsionin dhe do burgoste te korruptuarit.
    Por , asnje zyrtar nuk u mor si i pandehur per korrupsion, ne vendin me te korruptuar ne bote

  3. 90% ??????????
    PSE NUK THUA 120 % ?
    KUSH ESHTE AI GOMAR PERFSHI EDHE VETE POLITIKANET QE NUK MENDON SE JANE TE KORRUPTUAR ?
    EDHE ATA NE AFRIKE KANE TURP TE KRAHASOHEN ME SHQIPERINE , E KUPTONI SE KU JEMI ? UNE KAM TRIKE SE EDHE FISET QE JETOJNE NE XHUNGLAT E AMAZONES NA MARRIN SI SHEMBULL PEXHORATIV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *