• |
ide | kryesore

Super blerje e Inter: nga Real Madrid vjen Hakimi

-Instant, Sport



Antonio Conte kërkon të vrapojë shpejt në krahë e për ta bërë ka vënë duart mbi një nga zbulimet e mëdha të këtij edicioni: Achraf Hakimi. Anësori maroken 22 vjecar në pronësi të Real Madrid ka luajtur një sezon të shkëlqyer me Borussia Dortmund (8 prezenca e 4 gola në Champions, plus 5 gola e 10 asist në Bundesligë), por pavarësisht kësaj, ashtu si kishte zbuluar El Chiringuito Tv, Blancos, që në atë rol kanë Carvajal, nuk kanë ndërmend të besojnë tek ai, duke bërë që Hakimi të pranojë propozimin e Inter. Lojtari i ka thënë po projektit, është arritur akordi mes klubeve e operacioni është tek detajet: zikaltrit do të derdhin 40 milionë euro në arkat e spanjollëve plus bonus.

Hakimi, ndëshkues i Inter në Champions League me dy gola në përmbysjen 3-2 në Signal Iduna Park, është një nga surprizat sezonale në këtë pozicion, interpretuar në mënyrë moderne e me një sjellje taktike ofensive. Autor i 10 asist në sezon, Hakimi është lojtari i dytë më i ri që ka arritur dopio shifra në pasimet fituese, pas shokut të skuadrës Jadon Sancho, por për gjithë sezonin ka treguar kualitetin e tij edhe në zonën gol, me depërtime pas shpine që shpesh kanë bërë diferencën në fushë.

Një tratativë e ndërtuar nga Inter e Marotta që në mars, në kulmin e pandemisë e në mënyrë sekrete, e tani gati të zyrtarizohet me firmën në kontratë me Real Madrid. Lojtari ka pranuar një kontratë prej 5 vjetësh me 5 milionë euro, ndërsa akordi me Merengues është mbi bazën e 40 milionë euro plùs bonus. Contedo të ketë kështu një lojtar fantastik për 3-5-2 e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *