• |
ide | kryesore

Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut për shkak të Covid 19

Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi ka shënuar bilanc tragjik viktimash në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 132 persona kanë rezultuar pozitivë me virus. Referuar përditësimit të fundit të të dhënave bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 868 testime

Rastet e infeksionit sipas qyteteve: Shkup 57, Kumanovë 10, Dibër 1, Shtip 13, Prilep 7, Tetovë 19, Strugë 3, Veles 4, Manastir 1, Ohër 5, Kavadar 1, Gostivar 6, Probishtip 2, Shën Nikollë 2, Resnje 1

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.

Fatmirësisht numri personave të shëruar gjatë 24 orëve është 112, ndërsa që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 2484 raste aktive me Covid-19.



3 Comments

  1. ore ka nje mani qe te jepni lajme tmerri nga maqedonia , po ne jemi ne shqiperi o gazetare leshi , cpo me plas mua cben vaki atje , mbylli kufijte fare me ate toke e mirupafshim

    1. O kar, gjysma e Maqedonise dhe e popullsise eshte toke shqiptaresh.Prandaj i jep Lapsi keto lajme. Ti po sdeshe , ik thyej koken mos i lexo. Lapsi akoma ka ngel portali me patriotik, edhe pse disa komentues si ti kane fillu ta ndyejne.

  2. Shumica dermuese e te infektuareve ne qytete ku jetojne shqiptaret. Une dyshoj se ne maqedoni po i ekzagjerojne shifrat sepse se shpejti do behet regjistrimi i populsise, dhe sic dihet shqiptaret emigrante kthehen per tu regjistruar, keshtu qe me kete alarmin per COronvirus do mbyllin kufinjte,sllavo maqedonasit dhe ne fund popullsia shqiptare nuk del as 40% as 30% por edhe me pak se ne 2001, pra me pak se 25%. Kjo eshte loja e ketyre sllaveve te ndyre.Mbajeni mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *