• |
ide | kryesore

I ngulin thikën dhe e grabisin: mbrojtësi i Derby County përfundon në spital

-Instant, Sport



Një histori e keqe për Andre Wisdom, mbrojtësin e Derby County, skuadra e Divizionit të dytë anglez. Futbollisti është goditur me thika nga keqbërës që donin ta grabisnin, ndërsa zbristie nga makina e tij në Liverpool. Ka qenë vetë klubi i Derby County që ka publikuar lajmin, duke shpjeguar se Wisdom ka pësuar “një sulm të paprovokuar” e aktualisht është në gjend stabël. “Ka pësuar plagë që e kanë detyruar të shtrohet në spital. Tani objektivi ynë është ti japim mbështetjen maksimale atij e familjes”. Sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez, lojtari ishte për vizitë tek të afërmit e tij në Toxteth.

“Shërohu shpejt, Wis”, ky është tweet i publikuar nga klubi anglez në profilin zyrtar. Ish-futbollisti i Liverpool ishte protagonist në fitoren 2-1 të Derby kundër Reading të shtunën, që e ka afruar edhe më shumë skuadrën me zonën e playoff për promocionin në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *