• |
ide | kryesore

Arben Malaj kundër Ramës: Ndalu sa nuk është vonë, rrugët me PPP do të prodhojnë krizë të rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputeti Arben Malaj reagon pas nismës së kryeministrit Rama për të ndërtuar rrugët në vend përmes koncesioneve.

Hapet gara 1.2 miliardë euro për Milot-Fierin, si e justifikon Rama PPP-në e radhës 


Malaj del kundër skemës së propozuar nga Rama që modernizimi i infrastrukturës të bëhet me me Partneritete Publike Private.

“Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës së prapambetur të vendit tonë vetëm me 4P është modeli që do të prodhojë krizë të rëndë të borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo më vonë”,- thotë ai.

STATUSI 
Ky mentalitet qeverises mund ta mbysi vendin me borxhe. Modernizimi i infrastruktures se prapambetur shqiptare vetem me Partneritete Publike Private Preferenciale (4P), eshte model qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone . 4P te pa studjuara me pergjegjshmeri profesioane e ligjore dhe ky mentalitet qeverises mund ta mbysin vendin me borxhe. Te deshtosh te thithesh fonde nga donatoret dhe te krenohesh se do ndertosh me forcat e veta/ me taksat e shqiptareve infrastrukturen e vendit- eshte jo vetem nje deshtim por edhe nje risk i madh per nivelet e borxhit publik dhe barren e rende te tij. Konferenca e Berlinit qartesoj thelbin e projekteve qe do te mbeshteste, ato duhet te kishin nje impakt ekonomiko-social ne me shume se nje vend.

Korridori blu eshte nje projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe nje pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe nje pjese kredi mundesisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe nje pjese nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim(EBRD).
Rama duhet te qartesoj pse aftesia thithese e qeverise Rama e ketyre financimeve ne kuader te Berlinit rezulton me e dobet se e vendeve te tjera. E dyta po te shikojme ecurine e vendeve te varfera te Evropes, ato e kane ndertuar infrastrkturene tyre me financime te BE-se.
Eshte e vertete se jo te gjithe kane qene grante, por nje pjese e konsidrueshme kane qene falas dhe pjesa tjeter kredi e bute.
Kohet e fundit donatore te ndryshem kane shpreh shqetesime per projekte te vonuara ku risku i korrupsionit dhe kapjes se shtetit ka qene i larte dhe konkrete.
Shqiptaret nuk duhet te paguajne deshtimin e qeverise Rama.
FMN ka kerkuar qe te ndalet projektet me PPP se qeveria shqiptare nuk ka kapacitete profesionale per te bere analiza te thelluara per efektet e tyre pozitive apo per te identifikuar risqet potencial mbi stabilitetin e finacave publike.
Ndertimi dhe modernizimi i infrastruktures se prapambetur te vednit tone vetem me 4P eshte modeli qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone.
Arbeni

4 Comments

    1. Degjoji ekspertet o Edvin hajduti dhe leri PPT. Po shihja nje variant te ketij korridorit blu qe supozohej se do pershkonte gjithe bregdetin shqiptar veri jug. Nga emri dhe ideja, te ben per vete direkt. Por, pa permendur koston dhe ndertimin e kesaj rruge nepermjet PPP,qe vetem keto 2 detaje e fundosin si projekt, po shihja edhe trajektoren nga kalon kjo rruge. I bie se do kalonte krahe per krah bregdetit.Spo them te kaloje mes per mes plazhit por te kaloje andej qe te duket deti dhe,sa me afer qe te jete e mundur.Por sipas ketij projekti,Nga kufiri me Malin e Zi dhe deri ne Fier,,largesia e rruges nga bregdeti duket nga 10-20 km larg vijes bregdetare.Kurse me e keqja fare qe nga Fieri deri ne Greqi i largohet bregdetit cdo here e me shume deri ne 100 km fare.Ku eshte kuptimi i korridorit blu nqs ne 99.99% te trajktores as nuk duket deti fare? Apo me keq fare, kur pjeses me te bukur te bregdetit, rivieres, i largohet dhe perfundion ne kakavije.Pse po hyme ne borgj per te bere kete rruge qe t’ia dergojme grekut turistet apo per ne?

  1. Nese shikon bashkite e vendit jane kthyer ne vatra superpunesimit te militanteve injorant dhe hambar vjedhjeje .
    Nese shikon qeverine , ata veçse propagandojne dhe vjedhin ne te gjith menyrat e mundeshme .
    Biles me shume se vjedhje do ti quaja grabitje me dhune .
    Nese Shikon Bashkine e lejfenit , ke vetem grabitje me tendera dhe me leje ndertimi .
    Nese shikon drejtorite , qellimi i vetem i tyre eshte se si te bejne lek dhe jo pune .
    Ne te gjitha institucionet eshte kthyer ne obsesion vetem si e si te behet leke ne te gjitha menyrat e mundeshme .
    A e dine se ç’baterdi po behet me rindertimet e termetit nga Fondi i Zhvillimit dhe ministri me i korruptuar i te gjitha koherave qe nga 1912 z.Ahmetaj ? Abuzimi eshte stratosferik dhe ekstravagant . Po pse nuk kane frike?

    Si rregull vetingu ne drejtesi duhet te kishte filluar funksionimin ose te pakten duket se eshte ne fazen finale te funksionimit . Ne vend qe keta abuzuaes te pacipe e te pa nder te frenoheshin sado pak po ndodh e kunderta ? Atehere menjehere te lind pyetja : Pse keta horra e bij horrash po vjedhin me shume se me pare ? Pse keta horra e bij horrash nuk kane frike nga drejtesia ? Pse keta horra e bij horrash nuk i tremben popullit ? Edhe sikur te vidhnin vetveten nuk do ishin kaq indiferent dhe sypatrembur . Une mendoj se arsyet jane dy , ose keta e kane kapur tshme drejtesine ose jane marrosur te gjithe . menyre tjeter per ta shpieguar une nuk gjej dot .

  2. Po si ta kuptojme deklaraten e Guvernatorit Sejko sot ,qe borxhi publik edhe te rritet eshte nje e keqe e domosdoshme…??
    Ky “profesionist” te bene pershtypje qe gjithmone eshte ne unison me qeverin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu