• |
ide | kryesore

Banka e Shqipërisë: Shqipëria humbi 17 mijë vende pune gjatë pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë. Një gjë të tillë e ka bërë me dije guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme (1 korrik 2020).

Sejko shtoi se në tremujorin e parë ekonomia është tkurrur me 2.5% dhe papunësia shkoi në 11.4%.

“Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%. Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%”, tha Sejko.

Sejko shtoi se ecuria e ardhshme ekonomike do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.



6 Comments

  1. Po ti ne mars fole per suksese o i paafte..Perse duhet te te besojme. ti je njelloj si horrrrrroskopi yt Rama!

  2. Shpellkare burimi zyrtar ne te gjithe boten besohet,por ju besoni lulzimen e salihut qe thone eshte 70% papunsia vazhdoni te hani supen e salihut me lakuriq e minj halesh o cecene shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *