• |
ide | kryesore

Kriminalizimi i ekonomisë/ Banka e Shqipërisë e pafuqishme përballë zhvlerësimit të euros

Arkiva, Kryesore, Lajme
euro



Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ndalur rënien e euros në fillim të gushtit ka rezultuar e pasuksesshme. Si asnjëherë tjetër zhvlerësimi i monedhës europiane ka nxjerrë nga loja institucionet financiare, pasi javën e kaluar guvernatori Gent Sejko paralajmëroi ndërhyrjen me qëllim stabilizimin e monedhës europiane.

Banka e Shqipërisë kishte planifikuar të blinte 160-220 milionë euro nga tregu i brendshëm, por duke parë pikiatën e euros vendosi t’i shtojë edhe 80 milionë euro të tjera. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro.

Por çfarë ndodhi? Pas një rritjeje për disa ditë të euros, që iu dedikua sinjaleve nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane iu rikthye rënies. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar.

Lexo edhe: Rënia e Euros/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj?

Një nga shpjegimet është se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Por luhatjet në kursin e këmbimit ishin përtej normales dhe kapën nivele historike.

Pikiata e euros detyroi Komitetin e Eksportuesve që t’i dërgojnë një letër drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Zhvillim ku u ankuan për ndërhyrje të parave të krimit në ekonomi.

Në letrën e tyre ata pretenduan se forcimi i lekut shqiptar nuk vjen se në ekonominë shqiptare ka më shumë produktivitet, as se ka më shumë konkurencë, as se ka më shumë investime të huaja apo më shumë të ardhura nga emigrantët.

“Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse” shkruajtën tregtarët.

Shpjegimi që japin eksportuesit nuk gjendet në asnjë deklaratë të zyrtarëve të shtetit. Si guvernatori Sejko, ashtu edhe Ministrja e Financave Ibrahimi thonë se shkak për rënien e euros janë 1) paratë e turistëve, 2) prurjet e emigrantëve dhe 3) investimet e huaja. Por duket se pafuqia e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit, i jep të drejtë tregtarëve: treguesit e ekonomisë po diktohen nga paratë e krimit dhe jo nga institucionet financiare./Lapsi.al



7 Comments

  1. E thene thjesht fare, ne Shqiperi pastrohen parate e droges se kriminelit nderkombetar Soros, i pastron me kullat dhe inseneratoret e mbeturinave pastaj fluturojne menjehere neper llogarite e tij off-shore. Kur thoni turizem/do te thote parate e kokaines, kur thoni investitore te huaj/do te thote parate e heroines, kur thoni remintanca/do te thote parate e hashashit! Problemi qendron se nga keto para te pista rreth 3 miliard €, ne vit, vetem 1% ose 30 milion €, mbesin ne Shqiperi, te tjerat tek Soros, burimi State Department, CIA factbook, KAQ!

    1. Po ajo dihet me shoku , pse investoi kaq shume ai pleh te rilindja . Se keta ndyresira do i garantonin keto lloj hyrjesh ne monedha . Mjer ne dhe kaq thuaj .

  2. Titulli me i sakte,do te ishte : Banka e Shqiperise,e pa fuqishme,perballe parave te krimit dhe krimit shteteror,per t.i lare keto para krimi!

  3. tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

    Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha.I pelqen biznesit te importeve sepse mbajne cmimet e larta ne treg

  4. Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën.

    Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën.

    Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet.

  5. Deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron pagesë qirajë për vilën në Lundër, rreth 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që kishte vetë kishte dhënë një aparatment tek ETC me qira mbi 50 mijë euro në vit.

    Çfarë ndodhi që Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015, ndërkohë që pretendon publikisht të kundërtën?

  6. Çmimet e qirasë në Rolling Hills nga 6 deri 10 mijë euro në muaj. Shkëlzeni me disa apartamente jeton me qira?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *