• |
ide | kryesore

Debati me Bankën e Shqipërisë/ A e zhvlerësuan euron investimet e krimit?

Arkiva, Kryesore, Lajme
kufi



Zhvlerësimi i euros gjatë sezonit turistik është një fenomen që përsëritet rëndom, jo vetëm se kthehen emigrantët, por edhe nga turistët e huaj që këtë vit janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Por ndryshe nga sezonet e tjera, këtë vit euro ra pikiatë, përtej kufirit me të cilin jemi mësuar në luhatjet e kursit të këmbimit. Nëse një euro në Janar të këtij viti këmbehej me afërsisht 114 lekë, në fund të Korrikut vlera e saj ra në më pak se 100 lekë.

Ky ndryshim i fortë ka futur në një përplasje Bankën e Shqipërisë me eksportuesit shqiptarë, që pësojnë humbje kolosale nga paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit. Disa ditë më parë, eksportuesit dolën në konferencë dhe kërkuan që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë. “Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim zyrtar nga Banka e Shqipërisë, se pse mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit – çka do të thotë që bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e madje edhe qytetarët, efektivisht ushtrojnë aktivitet ekonomik e financiar në ambient të pasigurtë!”– thanë eksportuesit.

Në ankesën e tyre ata përmendën humbjet që kishin pësuar dhe kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve. Kërkesës iu përgjigj Guvernatori Gent Sejko në një konferencë për mediat. Nga qëndrimi që mbajti, Sejko nuk dukej se ndante të njëjtin shqetësim me eksportuesit. Ai u tha tregtarëve se “mbetemi të vëmendshëm ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjes së kursit gjatë muajve të fundit”.

Më pas shpjegoi se shkaqet e zhvlerësimit të euros i shihte tek 1) remitancat, 2) turizmi dhe 3) investimet e huaja. “Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë. Pra këto tregojnë se kemi një forcim të kusit të këmbimit”, përfundoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duke siguruar se do ta mbante nën monitorim situatën.

Fakti që Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në treg thjesht paralajmëron të  tjera humbje për eksportuesit. Të lënë në baltë nga Banka e Shqipërisë, këtë të enjte ata i kanë dërguar një letër drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Zhvillim me shpresë se mund të gjejnë një zgjidhje nga ndërkombëtarët.

Komiteti i Eksportuesve thotë se përfaqësojnë më shumë se 5 mijë kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe se kanë një kontribut afro 23% në PBB. Në mesazhin e tyre ata sqarojnë për të huajt se forcimi i lekut shqiptar nuk vjen se në ekonominë shqiptare ka më shumë produktivitet, as se ka më shumë konkurencë, as se ka më shumë investime të huaja apo më shumë të ardhura nga emigrantët.

“Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse” shkruajnë tregtarët.

Qarkullimi i parasë informale mund të jetë një shqetësim për tregtarët, por deri tani nuk i ka shqetësuar asnjëherë institucionet shqiptare. Edhe kur euro ra pikiatë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në 14 Maj, lëvizj justifikohej nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj me të njëjtat argumenta që sjell në Gusht guvernatori Gent Sejko.

“Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja”, shprehej Ibrahimaj në Prill të këtij viti. Në fakt, atëherë sezoni turistik ende nuk kishte nisur. Më shumë se turistët e Prillit, efektin e zhvlerësimit të euros e kryente lëvizja e parave për blerjen e votave.

Lexo edhe: Rënia e Euros/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj?

Lufta ndaj pastrimit të parave të krimit nuk ka qenë ndonjëherë prioritet i qeverisë shqiptare. Përkundrazi kryeministri Rama ka gati një draft për amnistinë fiskale deri në 2 milion euro për çdo emigrant dhe çdo të huaj që dëshiron t’i sjellë paratë e tij në Shqipëri. Drafti nuk është miratuar, sepse është kundërshtuar me forcë nga ambasada e SHBA dha ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës, të cilët i druhen faktit se Shqipëria mund të kthehet në një strehë e sigurt e parave që fitohen nga krimi në Europë. Luhatjet e euros dhe të lekut në këto muaj tregojnë se janë të gjitha premisat për t’u realizuar një skenar i tillë./Lapsi.al



18 Comments

      1. Guvernatori po blen vete euro ne tregun e valutes pasi nuk ka mundesi qe bie euro per 3 dite dhe rritet me 0.5 pike per 2 dite dhe bie prape ne nivelin e para 3 diteve…..🤯

  1. ia keni fut ne laper me kete artikull. Pavaresisht se me duket pak i humbur guvernatori, te 3 arsyet qendrojne. 1) remitancat, 2) turizmi dhe 3) investimet e huaja. Po ti marresh nje e nga nje i kupton:
    1) remitancat. A keni 7 vjet qe thoni Rama po perze Shqptaret, jo kan ik te gjith etj etj, ja pra ata qe kan ik ne emigracion po sjellin me shume para ne Shqiperi, pra po fusin me shume para ne treg.
    2) Turizmi ; Besoj nuk do shume koment, sipas instati ka 25% me shume si vjet, po duket ne cdo cep te Shqiperise qe ka shume turiste sivjet. Madje dhe Prill qe ju ironizoni, po sipas instat periudha Jan-Pril ka pasur 25% me shume te huaj ne vend.
    3. investimet e huaja. Pak duken te gjitha hotelet e huaja qe jan hapur keto 2-3 vitet e fundit, po te ben Melia hotel ne mes te Tiranes e sapo inauguroi resort ne gjirirn e Lalzit me 500 dhoma. Lufthansa ska as 2 vjet qe ka hapur seli per komplet IT ne Tirane.

    1. Duhen tundur i cik prangat per ato kusaret e BSH-se dhe per DPPP-ne. Krimi financiar eshte me i rende se vepra penale, pasi vret nje komb te tere. Fullanit ne krahasim me kete qe eshte tani, eshte per ti dhene cmimin nobel ne ekonomi. Kuptohet bythlepirja ndaj qeverise, por jo deri sa te mohohet cdo aspekt ekonomik evident. Ne cfare derexheje jemi

    2. sa % zene hotelet me investim te huaj ne ndertimet qe jane bere ne Tirane? nje pike uje jane. Ndertimet me cmime pa lidhje me tregun dhe rishitjet me dyfish cmimi jane tregues i qarte pastrimi parash. LHS ka shume me teper se dy vjet qe ka ardh dhe nuk eshte i atij tipi qe te leshoje beje superlek…
      duhet te jete shume e veshtire te besh avokatin e hajduteve ne keto kohe ku informacionin sado te perpiqesh nuk e fsheh dot nga ata qe nuk komandohen me spango…

  2. Akoma ne atobus Lapsi. Ne mes te viteve 2000, sipas OECD, trafiku i droges shqiptar gjeneronte afro 500 mil USD. Sot, sipas te njejtit, kalon 3 miliard. Manovra e dobesimit te euros lidhet me bankat shqiptare qe sipas gjasave, nen direktiven e udheheqjes, perdor lekun per kreditim te operacioneve financiare te agallareve oligarke vecanerisht ne investime per ndertim. Ju prisni nga Guvernatori, ai te cilin per keto dite e caktuan se bashku me keshilltaret hije prane tij.

  3. Kur thone u rriten remitancat, kuptoni u rrit trafiku i kokaines, kur thone u rrit turizmi, kuptoni u rrit trafiku i heroines, kur thone u rriten invedtimet e huaja, kuptoni u rrit trafiku i hashashit. Problemi eshte se keto para te pista, pasi pastrohen ne Shqiperi tek inseneratoret e mbeturinave, ia mbathin neper llogarite off-shore te kriminelit nderkombetar Soros. Nga rreth 3 miliard € para droge ne vit, te pastruara ne Shqiperi, per llogari te mafiozit Soros, vetem 30 milion € ose vetem 1%
    e tyre mbesin ne Shqiperi (burimi B.SH. INSTAT, CIA dhe Qeveria), KAQ!

  4. Prej dy ditësh i ka prishur pushimet Belindit dhe ish- vartëses së dikurshme të Arben Ahmetaj, që të ngrejnë një “komision hetimor” për këtë çështje, dhe përditë të “dëshmojnë me fakte alternative”, se çfarë ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe se si mund të shpëtojnë jetën e Arben Ahmetajt nga këta dy.

    E gjitha kjo do të bëhet natyrisht dhe në emër të Arben Ahmetaj, duke përdorur faktet publike,bankat nuk jani si shpifsi funksional salih,bankat shohin dokumentat

  5. “Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

    Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë,beni ruaju grupit kriminal te Lumneshit punon per salihun,tani jane ne Londer

  6. “Është i çuditshëm fakti sesi Sali Berisha kur përmendet për aferat e familjes së tij, e lidh SPAK-un me PS-në,. Ndërsa kur i duhet për të prodhuar akuza të reja, e sheh si institucion mbi Edi Ramën.

  7. Ish-kryeministri Sali Berisha vijon shqetësimin për Arben Ahmetaj duke thënë sërish se ai ka marrë kërcënime për jetën. Por ku bazohet Berisha këto deklarata? Si gjithmonë Berisha deklaratat e tij ia vesh ‘qytetarit dixhital’, që në fakt shumë raste të tilla ish-kryeministrit i kanë rezultuar gënjeshtra.

  8. Berisha nuk bën asgjë pa qëllim. Kush ka ndjekur trajektoren 33 vjeçare politike të Berishës e di fort mirë se ai në krye të herës dhe kur flet nuk të sheh në sy. Sheh diku tjetër dhe larg qoftë kur e ka syrin e majtë si të ngrirë, ka shumë ligësi në trupin e tij, ligësi që shpërshfaqet në forma të ndryshme, por në shumicën e rasteve ka shpërthyer në lumenj gjaku.

  9. priten të hapen nga SPAK dosjet e “Gërdecit”, “21 Janarit”, aferës “CEZ-DIA” e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”

  10. Edhe Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet?Dhe antari i partise komuniste dhe partise neokomuniste pd eshte i zhgenjyer nga foltorja e salihut,braktisja e pseudo intelektualeve vazhdon me ritme te larta tek foltorja e salihut

  11. Makthi i Berishës buron nga perceptimi që ai ka për veten e tij sikur të kishte pushtetin e Artur Metanit. Natyrisht do t’i thërriste prokurorët e gjykatësit, do t’i vinte në rresht siç i vuri për Gërdecin dhe 21 Janarin, dhe do t’i detyronte të mos shikonin çfarë kishte ndodhur dhe çfarë kishte bërë ai dhe djali i tij, që brenda dy viteve bënë një varrezë private me të vrarë në Shqipëri. Plot 30 vetë.

  12. Lakejt turren pas një kocke, ujqërit shqyejn kopenë, këmborët varen në trinën e vathës. Se cila grigjë do ta mbushë këtë vathë nesër veç një zot e di.

  13. Vrasesi hedh ne qarkullim shkakun e vrasjes.Dhe kjo nuk behet pa nje qellim.Shkaku i vrasjes ne shume vrasje mbulon vrasesin e vertete.Zhvleresimi i euros dhe dollarit, nuk eshte si po interpretohet nga mediat e paguara nga rama dhe veliaj. Jo .Paraja e krimit,droges dhe e emigranteve eshte prezent 12 muajt e vitit ne shqiperi.Pra e them me bindje te forte,qe nuk eshte ky shkaku.Shkaku i vertete jane spaku, inceneratoretMund te jete qe spaku po i del nga duart rama-velise,dekompozimi i ahmetaj dhe frika e ndonje tragjedie ndaj tyre ndonje bashkepunimi te ahmetaj me spakun ka bere qe rama dhe veliaj dhe pushteti ne majat e larta te piramides se rilindjes,te pergatiten per nje azil.Ata bodrumet e tyre te mbushura me lek shqiptare,qe i mbajne per te blere vota ne zgjedhjet e rradhes,po i kthejne ne euro dhe dollare.Kjo ka bere qe me ato lek te mbledhin miljona euro dhe dollare. A e dini sa para ne lek ka prere banga e shqiperise nen pushtetin 11 vjecar te rames?Sa eshte borgji i jashem dhe i brendeshem i shqiperise,aq eshte prere para ne lek dhe keto ndodhen ne bodrumet e rames,velise dhe ne tubot e ventilimit te te gjithe pushtetareve te rames ne keto 11 vjet te qeverise se tije.Kjo sasi lekesh po mblidhet cip ne euro dhe dollare nga ta. Kete gje e di guvernatori i banges sejko,por sejko eshte nje robot qe e komandon rama,se di ai qe rama po iken dhe gjyqi do i behet dhe atij dhe se kalon dot se me urdheronte rama nen terror.Jo iku ajo kohe qe krimet qe i benin pushtetaret komuniste ne kohen e komunizmit,qofte me urdher dhe terror dhe me 90 krimet e tyre u morren ne varr nga enveri dhe su preken per krimet qe kishin bere ata me doren e tyre, me mendjen e tyre me veprimet terroriste te tyre.Per keto krime 11 vjecare do pergjigjen penalisht rama qeveria e tij deri dhe ai polici,qe dhunonte protestuesit e astirit,,teatrit,apo shembes se shtepive te qytetareve te thjeshte ne mbare shqiperine pa gjyq dhe proces gjyqesor.Do te pergjigjeni.Jo se dua une,apo dua hakmarje,por po su ndeshkua terrori antiligjor,abuzimi me pushtetin,korrupsioni,qe ne ate komunen me te vogel dhe te theshte dhe deri ne maje ne te gjitha bashkite komunat,ministrite,drejtorite,ne kryeministri dhe kudo ku paguhet me para publike,ky vend nuk ka shpetim.nuk ka te ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *