• |
ide | kryesore

Rënia e Euros/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj?

Arkiva, Kryesore, Lajme
kursi, euro



Rënia e pandalshme e Euros dhe forcimi i lekut ka proshuar efektet e saj në ekonomi duke prodhuar përfituesit dhe humbësin e këtij ndryshimi drastik. Analisti Neritan Sejamini ka bërë një bilanc sipas ndarjes kush nxjer avantazhe dhe kush merr goditje.

Pasojat ekonomike janë të ndërlikuara dhe dinamike (pjesërisht si pasojë e psikologjisë së konsumatorit dhe sipërmarrësve), por me përafërsi, më shumë si prirje se sa si vlerësim sasior, mund të thuhet:

Fituesit më të mëdhenj

Pse fiton qeveria

Fituesi më i madh është qeveria: qeveria ka mbi €5,5 miliardë borxh në monedhë të huaj që sot ‘kushton’ më lirë. Qeveria i ka të ardhurat në lekë të cilat i kthen në euro për të paguar borxhin, dhe sot i duhen rreth 20% më pak lekë se një vit e gjysëm më parë për të paguar borxhin e jashtëm. De facto, vetëm nga zhvlerësimi i valutave borxhi i jashtëm i vendit është ‘ulur’ me rreth €1 miliardë.

Fati i monopolistëve të karburanteve 

Një, dy, tre importuesit e naftës (importi i naftës është monopol/duopol/oligopol)—ata importojnë të paktën €600 milionë karburant në vit, që tani kushton 20 për qind më pak (në lekë) për ta blerë. Çmimi në shitje i karburantit nuk ka ndryshuar, ndaj vetëm nga forcimi i lekut fitimet e importuesve të karburantit janë shtuar me rreth €150 milionë në vit.

Importuesit

Importuesit në përgjithësi: kostoja (në lekë) e blerjes së mallrave në tregjet e huaja u është ulur me afërsisht 20%, ndërsa të ardhurat nga shitjet u janë rritur (cmimet kanë mbetur të pandryshuara ose janë rritur). Prandaj, fitimet e importuesve mund të jenë rritur afërsisht 20% vetëm nga kursi i këmbimit. Importet totale të vendit janë rreth €8,5 miliardë në vit.

Ata që bëjnë turizëm jashtë 

Turistët shqiptarë jashtë vendit: pushimet e shqiptarëve jashtë vendit janë rreth 20 për qind më të lira në lekë. Duhet patur parasysh se shqiptarët harxhojnë në një vit për turizëm jashtë thuajse aq sa harxhojnë të huajt për turizëm në Shqipëri. Nga zhvlerësimi i valutave, sot është relativisht më lirë të bësh pushime jashtë Shqipërisë se sa në Shqipëri në krahasim me një vit më parë.

Kush ka kredi në euro

Kredimarrësit në euro: të gjithë ata që kanë marrë kredi në euro dhe nuk u është ndryshuar/strukturuar kushtet apo interesi. Mes tyre përfituesit kryesorë janë krëdimarrësit e mëdhenj që zakonisht marrin hua në euro (konsuamatorët marrin zakonisht kredi në lekë).

Humbësit më të mëdhenj

Dëmi për familjet e emigrantëve

Emigrantët shqiptarë: dërgesat e tyre (afërsisht €850 milionë në 2022) kanë humbur 20 për qind të fuqisë blerëse—për shembull, €850 milonë sot blejnë afërsisht aq sa blinin €680 milionë në vitin 2021. Rreth 26 për qind e familjeve shqiptare jetojnë plotësisht ose pjesërisht nga dërgesat e emigrantëve dhe janë prekur ndjeshëm nga forcimi i lekut.

Goditja e eksportuesve

Eksportuesit: të ardhurat në lekë të eksporteve kanë rënë, përfshi të ardhurat e produkteve bujqësore që fermerët shqiptarë kanë arritur të nxjerrin në tregjet e huaja. Kostot e tyre të prodhimit janë në lekë, ndaj të ardhurat e eksportuesve kanë rënë afërsisht me 20%. Për disa, kjo gjendje është rrezik falimentimi. Në vitin 2022 Shqipëria eksportoi rreth €4,5 miliardë.

Ata që vijnë për turizëm

Turistët e huaj dhe turizmi shqiptar: turizmi në Shqipëri është bërë praktikisht 20 për qind më i shtrenjtë. Të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliardë euro në 2022; këtë vit për të marrë të njejtin nivel shërbimesh turistët duhet të harxhojnë të paktën rreth 200 milionë euro më shumë.

Ata që paguhen me euro

Kushdo që paguhet në euro: banorët vendas dhe të huaj që i kanë rrogat apo të ardhurat në euro, përfshi qiradhënësit me kontrata në euro. Një grup i rëndësishëm janë diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët tani kanë tani edhe arsye personale për të denoncuar (tek shefat e tyre) shkakun kryesore të zhvlerësimit të monedhave të tyre përballë lekut.

Fitues apo humbës ende të papërcaktuar:

Sektori bankar: vështirë të vlerësosh që tani ndikimin neto në sektorin bankar pasi ai vepron edhe në lekë edhe në valutë.

Kompania e energjisë (KESH apo si e ka tani) e cila importon edhe eksporton energji në varësi të faktorëve të pranishëm, përfshi rreshjet në vend (duke shmangur faktin se një pjesë e madhe e vendimeve shit-blerjes të saj bëhen mbi konsiderata joekonomike dhe jo të intersit publik).

Marre nga Facebook i autorit Neritan Sejamini



8 Comments

  1. shume bukur pra votuest e ripjelljes po marrin karin

    po mire mer kurva qe votoni ramen, ne te tjeret ckusur kemi te na vjedhe rama mer ju qifshin qente e rrugeve!

    popull bastard qe voton ripjelljen

  2. Emigrantët shqiptarë: dërgesat e tyre (afërsisht €850 milionë në 2022) kanë humbur 20 për qind të fuqisë blerëse—për shembull, €850 milonë sot blejnë afërsisht aq sa blinin €680 milionë në vitin 2021. Rreth 26 për qind e familjeve shqiptare jetojnë plotësisht ose pjesërisht nga dërgesat e emigrantëve dhe janë prekur ndjeshëm nga forcimi i lekut.

    Eshte edhe me keq!

    per shkak te rritjes se cmimeve te artikujve baze do i ulet edhe nje 20 % shifres 680 milione, le te themi te veje 550 milion
    Pra 850 milion euro ne 2023 blejne sa 550 milion ne 2021!

  3. Si kush?

    Populli o zoterinj.

    Eshte rrit forca e lekut.

    Duhet te gezoheni jo te merziteni!

    Gezohuni pra!

  4. Gazetari pranë Berishës nxjerr zbuluar Bardhin: Ka paguar “Rithemelimin” me paratë e PD-së zyrtare,te gjithe po tradhtojne salihun dhe gazetari i familjes bledar koka,kush humbet kur euro shkon 1400 lek dhe kush fiton sipas ju gjithologeve te salihut

  5. Pas gjithë cudirave të 6 viteve të fundit me vjedhje votash, përjashtime, rebelime, foltore, grupime, peticione, rrahje, baseball, brava, dryna etj., tani është hapur një debat i ri. Sa Sekretar të Përgjithshëm ka PD? Dhe tërë këtë lëmsh të fundit që kishin mangut demokratët e mbetur nën sigël apo Rithemelim, e ka shkaktuar përfshirja e Gazmend Bardhit në rizgjedhjen e beftë te Lul Bashës në 29 korrik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *