• |
ide | kryesore

Rënia e euros prek rekord të ri, monedha zbret në 116.85 Lekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Euro e mbylli këtë javë me një rekord të ri në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 116.85 Lekë, nga 117.25 Lekë që kishte qenë kursi i monedhës Europiane në fund të javës së kaluar. Agjentët besojnë se në këtë periudhë kursi i Euros do të vazhdojë të jetë në efektin e faktorëve sezonalë, të lidhur kryesisht me turizmin. Të dhënat e deritanishme dëshmojnë për një rritje të ndjeshme të turizmit në pjesën e parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, për periudhën janar-maj, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese është rritur me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur me 55%.

Në tërësi, pozitat e forat të Lekut në pjesën e parë të këtij viti besohet se janë mbështetur edhe nga një përmirësim në bilancin e pagesave, që, të paktën deri në fund të tremujorit I, dëshmohet edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë (deficiti i llogarisë korrente u ngushtua 22% me bazë vjetore). Aktualisht, kursi EUR-LEK paraqitet në rënie me 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh tendencat historike në këtë periudhë të vitit, ekspertët e tregut presin që Euro të pësojë ende një rënie në javën e fundit të korrikut dhe në pjesën e parë të muajit gusht, ndërsa më tej, deri në fillim të vjeshtës, mund të ketë një korrigjim të lehtë në rritje, duke paqyruar zbehjen e faktorëve sezonalë.

Një zhvillim i rëndësishëm i lidhur me Euron ishte rritja e normës bazë ditën e djeshme nga Banka Qendrore Europiane. Në teori, rritja e normës bazë të monedhës ndikon që mbiçmimin e saj në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Por, ekspertët nuk presin që kjo lëvizje të ketë ndonjë ndikim në kursin me Lekun, që mbështetet kryesisht në raportet e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm.

Rritja e normës bazë të Euros mund të japë më shumë ndikime që kursin e valutave të tjera të rëndësishme ndaj Lekut. Duke qenë se Euro është valuta referuese për ekonominë shqiptare, kursi i të gjitha monedhave të tjera përcaktohet nga raporti i tyre me Euron. Zakonisht, tregjet e huaja lëvizin mbi bazë të pritshmërive dhe rritja e normës bazë të interesit nga BQE-ja ishte faktorizuar prej ditësh në kursin e këmbimit mes Euros dhe Dollarit. Pasi 10 ditë më parë preku nivelet më të ulëta historike ndaj dollarit, në vijim Euro fitoi lehtësisht terren ndaj monedhës së gjelbër, mbështetur pikërisht në pritshmërinë (e paralajmëruar nga vetë BQE) e rritjes së normave të interesit. Kjo u reflektua edhe në një rënie të lehtë të kursit USD-LEK. Dollari e mbylli këtë javë në vlerën e 115.1 Lekëve, nga 116.72 Lekë që kishte qenë në fund të javës së kaluar./MONITOR



3 Comments

  1. Toni Blair, një kryeministër liberal, armik i konservatorëve britanikë, ka korruptuar konservatorët britanikë për llogari të Edi Ramës. Jam shumë i çuditur se si Cherry Blair, gruaja e Toni Blair, që merrte 270 mijë paund çarterin për t’u takuar me Liri Berishën më 2010, nuk ja ka mbajt dorën burrit të saj, duke i thënë “fali këta se na kanë dhënë dhe ne lekë”.

    Idiotësitë vazhdojnë me faktin që Britania s’ka qeveri legjitime se qenka dorëhequr Boris Johnson (Gjonsoni siç e shqiptojnë ne PD)

  2. Euro ka ik per lesh sepse futen kamion plot me euro nga hollanda italia spanja Belgjika anglia etj.

    Me kete deficit te frikshem tregtar, krize te gjithanshme ne renie konsumi etj etj leku duhet te ishte zhvleresuar 100%.
    Zhvleresohet lira turke me nje ekonomi te fuqishme, dhe zhvleresohet euro per shkaqe te luftea , nderkohe shqiperia i ka qi robt droges dhe lavatrices.se tiranes.

    Pa eurot e droges leku do kishte vleren e vertete , me kete kurs artificial shketerrohet ekonomia sado e vogel dhe e dobet te jete.

    I futi ne dhe bizneset dhe njerezit.. po kujt i plasi kari , ktij fugshqymit te ores 23 06 i duket loje ekonomia.

    1. O pallosh injorant, renia e € nuk ka lidhje me Shqiperine. € ka rene ne tregun Boteror, eshte barazuar me $. Dhe i gjithe faji eshte i Bankes Europiane e cila per te ndihmuar Miliarderat e Europes, po varferon njerzit e thjeshte duke vendosur dhe mbajt akoma i teresin ne – 0.5%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *