• |
ide | kryesore

Intrigë në tre tavolina të ndryshme: Arnault blen Milan e sjell me vete Allegrin

-Instant, Sport



Pozicionimi i fundit zyrtar i Bernard Arnault në lidhje me mundësinë për të blerë Milan i takon 5 muajve më parë, një mohim që kishte përforcuar ato të muajve të mëparshëm. E megjithatë, sipas asaj që bën të ditur La Repubblica, në ambjentet ekonomike ndërkombëtare nuk shuhen zërat për një takim të sigurtë me Gordon Singer për blerjen e klubit kuqezi. Shifra është gati 1 miliard euro, bashkë me Allegri e Braida në projektin e ri.

Intriga luhet në tre tavolina. Paris, ku tashmë është sinjalizuar pronari i LVMH, Londër, selia angleze e Elliott, por edhe Salzburg, ku burime pranë Red Bull bëjnë të sigurtë se Ralf Rangnick i ka prshëndetur të gjithë, me destinacion Milan. Ndeshja luhet në këto tavolina: shoqëria aktuale synon tek gjermani i Salzburgut, ajo (hipotetike) e re ka ndërmend të tjerë profile që ngacmojnë memorien e tifozëve milanistë.

Me Milan në duart e Arnault merkato do të ishte detyrë e Ariedo Braida, që dëshiron si trajner Massimiliano Allegri, që ka përfunduar kontratën me Juventus dje. Dy ish të rëndësishëm, për ta kthyer në nivele të larta klubin prestigjoz në qytetin e luksit e modës, detaj shumë i rëdnësishëm për Louis Vuitton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *