• |
ide | kryesore

Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë para Vettingut, probleme me formularët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, e cila sot mban detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Vettingut.

Rezulton, se Shpresa Becaj ka probleme me dorëzimin e disa formularëve,  pasi ajo nuk i ka dorëzuar në kohë dhe KPK thotë se nuk mund ta rivlerësojë pasi Becaj nuk ka përmbushur detyrimet në kohë.

Sipas KPK, Becaj nuk ka depozituar në KLD formularin për vetëvlerësimin profesional as brenda afatit, dhe as më pas, në kohën kur do të bëhetj gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Po ashtu Shpresa Becaj, nuk ka dorëzuar në KPK ndonjë kërkesë për rivlerësimin e pasurisë, figurisë dhe aftësive profesionale. Ndërkohë ajo detyrën në Apel e ka marrë pikërisht kur kishte nisur Vettingu.

Një tjetër formular me të cilin ka probleme Becaj, është deklarata e pasurisë që nuk i është dorëzuar në ILDKPI, sipas mews 24, duke mospërmbushuar detyrimet ligjore. Po ashtu as në DSIK Becaj nuk e ka dorëzuar formularët.

’Unë e kam konsideruar veten time si gjyqtare, pasi nuk ka pasur asnjë akt që të konstatojë të përfundimin apo ndërprerjen e statusit tim si gjyqtare, por nga ana tjetër unë nuk ushtroja funksionin e gjyqtares. Kjo për faktin se KLD nuk merrte në shqyrtim kërkesën time për t’u emëruar në Apel. Unë kam shkuar në ILDKPKI për të depozituar formularët, por më kanë thënë që nuk isha pjesë e subjekteve.’’- deklaroi Becaj para KPK.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *