• |
ide | kryesore

Shtrohet në Spitalin Infektiv një foshnjë 2-muajshe e prekur me covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një foshnjë 2-muajshe është shtruar në Spitalin Infektiv për shkak të komplikacioneve nga koronavorusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën COVID në emisionin “Opinion”. Ajo tha se edhe nëna e foshnjës është e prekur dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes u shtruan në spital.

Manastirliu tha se në vend mosha mesatare e të prekurve nga ky virus është 45 vjeç. Duke thënë se rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme, Manstirliu u shpreh se edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

“Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave.

Fakti që ne nuk kaluam tragjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rreziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve.

Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar” – tha ministrja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *