• |
ide | kryesore

Basha në Velipojë me operatorët turistikë: Dhurata e Ramavirusit ka qenë shkatërrimi i biznesve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shkuar sot në në Velipojë për të folur me sipërmarrësit dhe operatorët turistikë për situatën e vështirë ekonomike që po ndikon shumë fort në situatën e turizmit. Basha tha se ka shkuar aty ku “dhurata e Ramavirusit” ka qënë vetëm shkatërrimi i bizneseve.

Reagimi


Sot ua premtoj se nesër si kryemnistër me të njëjtën vendosmëri me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi nëjsoj për të gjithë. Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje dhe bashkë me të do të hedhim edhe hapat e tjerë atë që kam prezantuar gjatë gjithë kësaj jave , platformë taksash të ulta , taksën e sheshtë 9%, uljen e çmimit të karburantit, me taksën 0.5% për biznesin e vogël.

Investimet që do të bëjmë me këto para, nuk do të jenë investime fasadash për të mbushur xhepat e kontraktorëve të miqve pushtetarëve por dhe investimet që do të ndihmojnë vetë ekonominë, në rastin e turizmit, rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime , rindërtim të rrjetit elektrik., se nuk mund të ketë turizëm, ku nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujrat e zeza, do të jenë investime që me të vërtetë do ndihmojnë ekonominë. Në rastin e turizmit rrugë aksesi, ujësjellës, kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik.

Se nuk mund të ketë turizëm kur nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujëra të zeza, kur nuk ka ujë 24 orë. 7 vjet të humbura. 800 milion euro të harxhuara vetëm me rilindje urbane e Tirana s’ka ujë. Kemi sheshe, në pamje të parë me pllaka të reja kudo, po qytetet ku ndodhen këto sheshe nuk kanë ujë, rrjeti I kanalizimeve është pothuajse inekzistent, energjia elektrike dhe rrjeti I energjisë elektrike është I amortizuar dhe tashmë ka filluar të amortizohet edhe rrjeti rrugor sepse paratë shkojnë për investime fasadë.

Kësaj do t’i japim fund. Paratë e taksave të shqiptarëve, taksave të ulta që do të paguajnë dhe nuk do të paguajnë vetëm ata që s’kanë akses te pushteti por do I paguajnë të gjithë njësoj, do të shkojnë për investime që ndihmojnë shqiptarët, në veçanti që ndihmojnë ekonominë. Dhe e treta që gjej rastin të përsëris, Velipoja, por jo vetëm Velipoja, e gjithë vija bregdetare shqiptare duhet të ndjejë në këtë kohë të vështirë të pandemisë të paktën një mbështetje nga bashkëpunimi me Kosovën.

 

8 Comments

  1. Te qifsha vijen hale te bregdetit, pa harruar edhe pisbiznesmenet evgjiter te qelbistanit. Ju do lini pa buke.
    Mbi ate perle ndertuat varrezat e sharres. Dhe kerkoni turizem.
    Se harrova, po detin e keni ndare me mur betoni?

    1. Po si ka mundesi te jesh kaq idiot o Basha me fal.! I del ne mbrojtje 10 bnjerezve qe pushtojne dhe reren deri ne det dhe jo mijra te tjereve qe duan te ngulin nje cader a parkojne nje makine ?
      Po ti ske faj se si ti Rama dhe Berisha jeni te shkeputur nga realiteti. Jetoni ne luks, pushime ne luks dhe femijet qe 3 vjec si Zahon i coni neper kopshte dhe shkolla nga 22000 Euro viti, se si ty si Rames i merrni haracin ne fund te mbrojtjes hajduteve te plazheve, ajrit, pyjeve minierave etj etj. Pse nuk shkon te tregosh ato pronat e Tom Doshit nga kamza deri ne Theth e ti denoncosh qe ja blen dita dites shtetit me shifra qesharake ??

  2. E vuri kaseten prap ky debili ?
    Te njejtat fjale thote gjithandej . Nuk ka as imagjinaten dhe as fjalorin e duhur per te mbajtur nje fjalim te sakte.

  3. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  4. DK, nuk e di si do veproj po per te folur flet per barazi te drejtash dhe jo vec per velipojen:”Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje dhe bashkë me të do të ” dhe jo per 10 biznese te prishura….Un jam ne velipoj DHE e njoh mire si zone; raporti eshte ky :ne vijen ranore jan prishur disa tip baresh kryesish nga derrasa (te cilat jan lene ashtu pa pastruar….) dhe disa te tjera jo: kjo zgjati rreth 1 muaj dhe tani jan rivendosur te tjera???? dmth jo vec qe zevendesohen po edhe plus kan mbetur derrasat me kembe perpjet;A ka ndoj logjik ketu? Ketu jan te gjithe per tu treguar dhe Basha ose i ka permbledhur me termin “oligark” ose ne emer; ca veprimi mund te bej sot; nuk ka pushtet. te gjitha jane sheshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu