• |
ide | kryesore

Rriten shifrat/ Serbia shpall sërish gjendjen e jashtëzakonshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme dhe rivendos një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria serbe njoftoi se vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.

Klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë. Ata që nuk do të mbajnë maska në hapësirat e mbyllura, do të marrin gjoba.


Bashkia e Beogradit njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë. Ditën e djeshme Serbia ka raportuar 359 raste të reja me koronavirus. Në total, Serbia ka konfirmuar mbi 15 000 raste me koronavirus dhe 287 viktima.

Rritja e numrit të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit ka bërë që edhe disa qytete të tjera të Serbisë, si Novi Pazari, Tutini, Kragujevci dhe Vranjë, të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

2 Comments

  1. Serbia 8 milion banore 257 te vdekur. Paska edhe pipero ne serbi? Quhet piperovic adhamudhov gabelovic.
    Falemnderovnaja za picku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu