• |
ide | kryesore

Marotta e Conte përplasen me skuadrën në dhomat e zhveshjes: “Të gjithë janë në diskutim”

-Instant, Sport



Inter i Antonio Conte doli me brinjë të thyer nga ndeshja e San Siros kundër Bolonjës e tekniku zikaltër ka menduar se duhej një konfrontim i gjatë me lojtarët për të arsyetuar mbi atë që nuk funksionoi. Trajneri, bashkë me administratorin e deleguar të klubit Beppe Marotta, kanë qendruar rreth 1 orë pas përfundimit të ndeshjes të flisnin me lojtarët.

Një orë e gjysëm pas ndeshjes Antonio Conte u prezantua para gazetarëve: “Jam shumë i nervozuar, së pari me veten time: jam përgjegjësi. Edhe lojtarët duhet të jenë”.

Shumë zhgënjim për teknikun zikaltër: “Situatat vlerësohen vetëm duke i përballur. Për mua ky është viti i parë i punës me Inter e kam marrë një paketë me shumë situata për të përmirësuar. Në të njëjtën kohë, them se është e drejtë të jenë të gjithë në diskutim, unë i pari. U mora për një projekt fitues e për të kthyer Inter të fitojë. Sigurisht fitorja nuk vjen nga sot nesër, por shumë situata të hidhërojnë: mendon se je në një nivel e ndërkohë je shumë më poshtë. Nga këtu deri në fund duhet të tregojmë se meritojmë Interin. Përndryshe është e drejtë të merren vendime të tjera”.

Mbi penalltinë e goditur nga Lautaro Martinez e jo nga Lukaku ka preferuar të manovrojë: “Janë situata që duhet të mbeten brenda dhomave të zhveshjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *