• |
ide | kryesore

Me Ronaldon imazh e 235 milionë euro në 25 vjet, Inter drejt lamtumirës me Pirellin

-Instant, Sport



Inter e Pirelli do të ndahen në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi ziakaltër e kompania italiane, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza, do të ndërprersin raportin e tyre historik në 2021, kur të përfundojë viti i fundit i kontratës sponsorizuese. Do të mbyllet kështu një lidhje përtej 25 viteve e që, nga 1995 në sot, ka sjellë në arkat e klubit mbi 235 milionë euro. Objektivi i Suning është ai për të firmosur një akord të ri që të dyfishojë ardhjet, duke kaluar nga 12 milionë të Pirelli tek 25-30 që do të garantojë një kolos si komania imobiliare kineze Evergrande.

Pirelli hyri zyrtarisht në historinë e Inter në 14 qershor 1995, kur Massimo Moratti e Marco Tronchetti Provera firmosën kontratën e parë të sponsorizimit. Akordi i parë kishte një vlerë prej 4 miliardë lirash duke u ngjitur për një kohëzgjatje tre vjecare: nga sezoni ’95/’96 në atë ’97/’98, ajo në të cilin Ronaldo zbarkoi në Milano duke u bërë menjëherë simboli i skuadrës e imazhi i Pirelli, në një reklamë që u kthye legjendare.

Ardhja e Suning con kështu në revolucionin e parë të vogël, atë kur marka Pirelli të zhduket nga uniformat e stërvitjes. Tani grupi i Zhang është gati për një ndërprerje definitive me të shkuarën: bashkëpunimi mes Inter e Pirelli duhet të mbetet në forma të tjera, por mbi uniformat zikaltër, nga 2021, do të shfaqet një logo ndryshe, që në ambicjet e shoqërisë duhet të sjellë të ardhura në nivelet e klubeve më të mirë europianë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *