• |
ide | kryesore

F1, Alonso kthehet tek Renault në 2021: “Skuderia ka forcën të kthehet në podium, ashtu si edhe unë

-Instant, Sport, Video



Tani është zyrtare: Fernando Alonso do të kthehet të garojë në Formula 1. Pas lamtumirës në përfundim të sezonit 2018, piloti spanjoll ka vendosur të rikthehet në cirkus nga sezoni i ardhshëm e do ta bëjë në drejtimin e Renault. Piloti asturian do të zëvendësojë Ricciardo, që ka kaluar tek McLaren, e do të ndajë box-in me Ocon: “Renault është familja ime, kujtimet e mia më të shtrenjta në Formula 1 me dy tituj e fituar botëror, por tani shoh përpara”.

“Është një burim i madh krenarie – shton ish-ferraristi – e me një emocion të jashtëzakonshëm po kthehem në skuadrën që më ka dhënë një mundësi në fillim të karrierës sime e që tashmë më jep mundësinë të kthehem në nivelet e larta. Kam parime e ambicje në linjë me projektin e skuadrës. Progreset e tyre të këtij dimri japin besueshmëri për objektivat e sezonit 2022 e do të ndaj gjithë eksperiencën e garave me të gjithë, nga inxhinierët tek mekanikët e tek shokët e mi të skuadrës. Renault i ka mjetet për tu kthyer në podium, ashtu si edhe unë”.

“Duke parë lidhjen e fortë historike e emotive mes skuadrës e pilotit spanjoll – Renault e Alonso kanë fituar dy tituj botëror së bashku në 2005 e në 2006 – ky vendim është si i kuptueshëm aq edhe domethënës për të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e skuadrës franceze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *